sport

Ronaldo pretendon se i ka dëshmuar Manchester Unitedit që kanë bërë gabim me largimin e tij

Cristiano Ronaldo ka insistuar se i ka dëshmuar Manchester United se kanë bërë gabim me largimin e tij, falë performancave në Ligën Saudite.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili u transferua në Ligën Sauditë më shumë se një vit më parë, shënoi 52 gola në të gjitha garat në vitin 2023, teksa këtë sezon ka realizuar 24 gola në 25 ndeshje për Al-Nassr.

Të lidhura

None found

Kalimi i Ronaldos në Lindjen e Mesme erdhi pas një largimi të dhimbshëm nga United, që pa portugezin duke sulmuar publikisht bordin e klubit, trajnerin Erik Ten Hag dhe familjen Glazer.

Tani sulmuesi ka pretenduar se golat e tij në Arabinë Saudite mund të shërbejnë si justifikim për vendimin e tij për t’u larguar nga Unitedi në fund të vitit 2022.

“Nëse riktheheni mbrapa dhe e shihni se çfarë ka ndodhur tek Manchester United dhe në kombëtare, njerëzit faktikisht më konsideruan të mbaruar”, ka thënë Ronaldo për mediumin portugez Record.

“Por, e vërteta është se unë jam fokusuar dhe kam pasur një periudhë të mirë tek Al-Nassr, për këtë arsye kam shënuar 54 gola”.

Në të njëjtën intervistë, Ronaldo ka dhënë një përgjigje interesante edhe kur u pyet për planet e tij për pensionim nga futbolli.

“Këtë ua them edhe shokëve të mi shumë shpesh, jeta është dinamike. E nesërmja është e pasigurtë. Unë mund t’i jap fund karrierës në fund të sezonit, ose të luajë edhe dy apo tri vite tjera. Nuk e di, të jem i sinqertë”, është shprehur ish-lojtari i Real Madridit./Telegrafi/

të fundit

Besiktasi bën hapin e parë për Salah, oferta financiare del në dritë

Gjiganti turk, Besiktas, ka bërë një lëvizje ambicioze për të transferuar ish-sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, duke paraqitur zyrtarisht një…

8 minutes ago

Policia e Kosovës mohon pretendimet e Eparkisë Rashkë-Prizren për diskriminim të serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj pretendimeve të publikuara nga Eparkia Rashkë-Prizren, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe…

9 minutes ago

Prenga përballë Joshuas në Riyadh, boksieri nga Mirdita kërkon një faqe historike

Anthony Joshua vs Kristian Prenga / Credits: DAZN TVMë 25 korrik, në Riyadh të Arabisë Saudite, do të zhvillohet një…

14 minutes ago

KE ngre alarmin për presione politike dhe pengesa në sistemin e drejtësisë

Raporti i fundit i Komisionit Evropian (KE) mbi sundimin e ligjit sjell një sërë kritikash serioze ndaj Maqedonisë së Veriut,…

20 minutes ago

Dokumentoi marrjen e inerteve nga Shkumbini, gazetari Osman Stafa kallëzon ndjekjen dhe bllokimin e rrugës

Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim në Policinë e Elbasanit, pasi u përball me një akt intimidimi menjëherë pas…

23 minutes ago

London: 19-Year-Old Charged With Murdering Apartment Owner Hours After Renting Room

Enzo Bettamio, 19 vjeç, doli të hënën para gjykatës nën akuzën për vrasjen e një gruaje në qendër të Londrës.…

26 minutes ago