“Unë u lëndova nga mënyra se si ai më hodhi tutje, duke më bllokuar në Instagram pasi flinim bashkë. Edhe tani më dhemb akoma”. Kështu ka deklaruar një modele, e cila pretendon se ka pasur një lidhje me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo, pak para se të njihej me Georgina Rodriguez.
Madje 25-vjeçarja, Natacha, e ka paralajmëruar modelen e famshme që të ketë kujdes tani që futbollisti 36-vjeçar ndodhet në Mançester, pasi mund të përfundojë si ajo.“The Sun” shkruan se Ronaldo, i cili kthehet në Mançester United kundër Newcastle të shtunën, thuhet se i ka dërguar mesazhe fshehurazi Natacha Rodriguez, për dy muaj para se të flinte me të, jo shumë kohë pasi u takua me partneren e tij 27-vjeçare, Georgina Rodriguez.
None found
Ndërkohë ylli i televizionit ka rrëfyer për “The Sun” se i janë dashur katër vite për të kapërcyer këtë fakt, pasi Ronaldo e bllokoi atë nga jeta e tij.
“Cristiano më hodhi si një tullë, ai mund ta bëjë të njëjtën gjë me Georginën. Futbollistët profesionistë marrin shumë vëmendje nga gratë e bukura. Do të jetë njësoj në Mançester, ashtu siç ishte në Europë. Ronaldo do të ishte në kapje e madhe për këdo dhe Georgina duhet ta mbajë nën kontroll nëse do të ketë besim mes tyre dhe një të ardhme për ta”, tha ajo.
Natacha ka zbuluar se futbollisti i famshëm ka kontaktuar me të në vitin 2015, kur ai ishte beqar pasi u nda nga modelja ruse, Irina Shayk.Ajo i dërgoi Ronaldos një fotografi të saj në “Instagram” shoqëruar me fjalët: “Puthje e madhe”.“Ishte ora 1 e mëngjesit dhe e bëra si shaka. Kurrë nuk e kisha menduar se do të përgjigjej. Por në orën 6 të mëngjesit,ai më dërgoi një mesazh dhe gjërat shkuan më tej”, tha Natacha për “The Sun”.
Gazetari Artan Hoxha, në një intervistë për “Prime News24”, ka komentuar debatet e zhvilluara sot në Kuvend për buxhetin, duke…
Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin Prime Newws24, mes kryetarit të partisë Mundësia Agron Shehaj dhe gazetarit Anri…
Ura e Krimesë, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të Rusisë u godit dhe doli jashtë funksionit sipas një…
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër periudhë pasigurie në marrëdhëniet mes tyre. [...] Read…
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar se për cilin futbollist klubi katalanas ka më shumë keqardhje që nuk arriti…
Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin Prime Newws24, mes kryetarit të partisë Mundësia Agron Shehaj dhe gazetarit Anri…