Categories: showbizsport

Ronaldo ka tradhtuar Georginën? Modelja i thotë të gjitha: Si përfunduam në krevat (FOTO LAJM)

“Unë kurrë nuk kam menduar se ai do të më përgjigjej”. Kështu e fillon historinë Natacha Rodriguez, e cila tha për “The Sun” se kishte pasur një lidhje me Cristiano Ronaldon në vitin 2015, kur portugezi nuk ishte ende në krahët e partneres aktuale, Georgina Rodriguez:

“Ishte ora një e mëngjesit dhe i dërgova një fotografi të pjesës së vitheve të mia, duke i shkruar: Një puthje e madhe… Ai m’u përgjigj në orën 6 të mëngjesit. Aty filloi gjithçka. Do të doja të kthehesha pas dhe të mos i kisha shkruar.

Të lidhura

None found

Më tej Natacha Rodriguez tregoi dhe bllokimin që Ronldo i bëri në Instagram.

Nata me CR7

Në vend të kësaj, sipas asaj që ajo tha për tabloidin britanik, përfundimisht do ta gjente veten në apartamentin luksoz të futbollistit në Lisbonë: “Nuk mund ta besoja se po hyja në apartamentin e Cristiano Ronaldos. Zemra ime po rrihte shpejt, por ai ishte shumë i mirë dhe i ëmbël.

Më tha të sillesha sikur të isha në shtëpinë time. Kështu që mora iniciativën, u ngrita, hoqa pantallonat dhe u përkula për t’i treguar vithet e mia. Ai i goditi ato dhe tha se i pëlqentin…” Ish-lojtari i Juventusit do t’i dërgonte më vonë një mesazh: “Më pëlqeve. Do të takohemi përsëri një ditë. Tepër sekret, të lutem. Puthje”.

E bllokuar në Instagram

Me pak fjalë, një marrëdhënie që dukej se do të vazhdonte, para se të bllokohej në të gjitha rrjetet sociale nga ylli portugez: “Ai më flaku tutje, mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Georgina. Më dhemb mënyra sesi më la, duke më bllokuar në Instagram, pasi shkuam në krevat së bashku. Ende më dhemb”.

Natacha paralajmëron partneren aktuale të portugezit: “Cristiano do të ishte një arritje e madhe për çdo femër dhe Georgina duhet të jetë e kujdesshme. Futbollistët marrin shumë vëmendje nga vajzat e bukura, të gatshme të hidhen në krahët e tyre.

E njëjta gjë ndodh edhe në Manchester. Pavarësisht asaj që më ndodhi mua, shpresoj dhe lutem që Cristiano dhe Georgina të vazhdojnë së bashku. Ata duket se janë çifti perfekt, shpresoj që Cristiano të ketë ndryshuar. Familja e tij është zgjeruar dhe tani është më e vjetër e më i mençur”.

të fundit

Mundësi për klubet e Superiores, ish-mbrojtësi i Partizanit mbetet pa ekip

Arinaldo Rrapaj - Tedi Cara - Andi Hadroj kur Partizani fitoi titullin para 2 sezoneshAndi Hadroj është lojtar i lirë…

3 minutes ago

Zyrtare: Diant Ramaj rikthehet te Copenhagen si i huazuar nga Dortmundi

Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj e ka kompletuar huazimin te Copenhagen pasi nuk kishte hapësirë te Borussia Dortmund.Marrëveshja…

4 minutes ago

Hoti: Na bindnin se ura nuk mund të bëhej, por u dëshmua se bëhet

Ministri në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka thënë se shteti nuk ndërtohet duke u…

7 minutes ago

Trump paralajmëron Omanin me bombardime nëse bëhet pengesë për bisedimet me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë Omanin nëse ky vend “pengon” bisedimet e…

12 minutes ago

Përplasje e rëndë mes dy varkave në brigjet e Kanës, 10 të plagosur dhe një 22-vjeçar i zhdukur

Një 22-vjeçar rezulton i zhdukur dhe dhjetë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy anijeve në brigjet e…

13 minutes ago

Zjarret shkatërruese në Kroaci shkaktojnë 1 viktimë, arrestohen 4 të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme

Katër persona janë arrestuar me dyshimin se janë përgjegjës për disa nga zjarret shkatërruese që shpërthyen javën e kaluar në…

13 minutes ago