Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka folur në një intervistë për “ESPN Brazil” për mundësitë që ka kombëtarja e tij për t’u kualifikuar në Kupën e Botës Katar 2022.
Ronaldo ka qëndruar me këmbë në tokë, duke pranuar se kualifikimi për në Katar nuk është i lehtë për kombëtaren e tij. “Betejat e vërteta na presin dhe nuk do të jetë e lehtë t’i fitojmë. Do të ishte shumë e trishtueshme dhe e vështirë për t’u pranuar nëse nuk do të arrinim të kualifikoheshim për në Kupën e Botës” u shpreh 5 herë fituesi i Topit të Artë. “Në futboll, ashtu si në jetë, ne kalojmë momente të vështira, por ajo që ka rëndësi është aftësia për t’i kaluar ato. Dhe ne e dimë se do të kemi ndeshje shumë të vështira, e para ajo me Turqinë. Nëse do të arrijmë të fitojmë mendoj se do të kemi përballë Italinë. Do të jetë e vështirë, por e di që në mars do të jemi të përgatitur. Do të jetë një betejë e madhe për ne dhe shpresoj që tifozët ta shijojnë, por në fund do të kualifikohemi ne” përfundoi Ronaldo.
None found
Portugalia do të përballet me Turqinë dhe nëse arrin të kualifikohet, përballë do të ketë fituesin e çiftit Itali-Maqedoni e Veriut.
Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive…
Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se dëshiron zëvendëspresidentin JD Vance si një kandidat të mundshëm për ta pasuar në garën…
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka bërë të ditur se lumi Erenik në Junik do…
Rrustem Mustafa nga PDK-ja tha se koha është për përgjegjësi politike dhe se PDK-ja ka rol vendimtar për një qeveri…
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën rreth projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se kompania e…
Tre institucionet që disponojnë laboratorë për analizimin e ujit po zhvillojnë një proces të koordinuar të testimit për të verifikuar…