E ardhmja e Cristiano Ronaldos është shndërruar në një rebus, pasi sulmuesi portugez duket se dëshiron të largohet nga Torino, por momentalisht asnjë nga skuadrat që kanë shfaqur interes për të, nuk duket e bindur të ofrojë shifra bindëse për shërbimet e tij.
Klube si Real Madrid, Paris Saint Germain dhe Manchester United janë në listën e pretendentëve për portugezin, por sipas mediave spanjolle, “djajtë e kuq” janë tërhequr, pasi nuk kanë arritur marrëveshjen ekonomike me CR7-ën.
None found
Klubi anglez ka qenë i gatshëm të ofrojë një pagë prej 17 milionë eurosh në sezon për të rikthyer Ronaldon në “Old Trafford”, megjithatë kjo shifër është thuajse sa gjysma e pagës aktuale që portugezi merr te Juve, ndaj edhe ka refuzuar.
Sa i përket Realit të Madridit dhe PSG-së, të dy klubet kanë prioritet emra të tjerë futbollistësh dhe Ronaldo është vetëm një plan B, ndaj gjasat më të mëdha janë që ylli portugez të qëndrojë edhe një vit te Juventusi, për t’u larguar më pas verën e ardhshme me parametra zero.
Pikërisht situata aspak e qartë për të ardhmen ka bërë që Ronaldo të shfaqet i nervozuar edhe në fushën e lojës javët e fundit, teksa pas ndeshjes me Genoan flaku fanellën, ndërsa ndaj Atalantës është lënë jashtë grupit nga trajneri Pirlo, zyrtarisht për probleme fizike, por nuk përjashtohet as një farë ndëshkimi në heshtje për gjestin e një jave më parë.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot ndjenjat tuaja janë të theksuara dhe mund të përjetoni një…
Dy vëllezër u plagosën me thikë pas një sherri të ndodhur pranë një mobilerie, në Nikël. Mediat raportojnë se dy…
Elvana Gjata është shfaqur së fundmi në një intervistë në “The Dalina Show”, ku ka folur për karrierën, jetën personale…
Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke ndryshuar masën “arrest në shtëpi”…
Një atentat me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë në dalje të Sarandës, në…
Personi në foto është Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme, 7 maj, si pasojë e…