Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në fitoren me rezultat 5-2 të Al-Nassr në udhëtim ndaj Al-Shabab, ndeshje kjo e cila u zhvillua në kuadër të Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite.
Me këtë gol Ronaldo kompletoi shifrën e 50 golave të shënuar brenda vitit 2023, duke dëshmuar edhe një herë tjetër se mosha nuk është tregues i asaj se çfarë mund të bëjë në fushë portugezi.
38-vjeçari ka shënuar 16 gola në 15 ndeshje këtë sezon në Ligën Saudite, teksa ka bërë edhe tetë asistime.
Përveç në kampionat, Ronaldo këtë formë fantastike të golave e ka vazhduar edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim.
Ronaldo më herët gjatë këtij muaji kishte fituar trofeun e parë me fanellën e klubit arab, ku arritën të mposhtën në finale rivalin Al-Hilal me rezultat 2-1, me të dy golat e shënuar pikërisht nga ai. /Telegrafi
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…
Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…
Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga…
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump 'ka shumë opsione' përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë…
Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al…
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…