Braziliani Ronaldinho ka qenë për shumë vite në majat e futbollit botëror, duke magjepsur të gjithë me vallëzimin që bënte me topin në fushën e lojës.
Edhe pasi la futbollin profesionist, ai mundohet që të vazhdojë të tregojë dhuntitë e tij, por më shumë si shfaqje për ata që kujtonin vitet e arta.
None found
Tanimë ai merr pjesë në ndeshjet e veteranëve për bamirësi, ose si i ka cilësuar ai vetë, ndeshjet e pensionistëve.
“Çfarë bëj sot? Luaj mes pensionistëve. Përfitojmë nga rast për t’u takuar dhe të shohim përsëri miq të vjetër. Futbolli është pjesë e jetës time dhe do të jetë gjithmonë. Kam kaluar shumë situata të pakëndshme por tani janë rregulluar gjërat. Unë në pankinë? Nuk arrij ta imagjinoj veten si trajner”, pohoi futbollisti në një intervistë të dhënë në Twitch.
Ndërkohë, ai foli edhe për suksesin e Argjentinës në Brazil në Kupën e Amerikës, duke uruar rivalët e përjetshëm.
“Isha i trishtuar pasi Brazili humbi, por shumë i lumtur për Leon. Ishte ajo që i mungonte me Kombëtaren. Më lumturon edhe mua kur shoh miq të mi të lumtur”, tha Ronaldinho, duke iu referuar trofeut të parë të Leo Mesit me Argjentinën.
Bashkimi Europian po përgatit një reformë e cila synon zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare Frontex, duke i mundësuar asaj…
Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal në faqen e ministrisë së shëndetësisë, të cilët do të…
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj e…
Industria muzikore ka dëshmuar ndër vite se provokimi dhe sensualiteti mund të kthehen në një strategji që tërheq vëmendjen e…
Pas modelit Peralta S, projektuesi Fabrizio Giugiaro dhe studioja italiane GFG Style kanë prezantuar Peralta D, një kupé Gran Turismo…
Personave të privuar nga liria u mungon qasja në kujdesin shëndetësor, kontrolleve specialistike dhe terapisë së rregullt. Avokati i Popullit,…