Ronaldinho ka mbërritur në Itali, ku do të jetë pjesë e disa aktiviteteve promovuese të Ravenna-s, ekipit të Serie C me të cilin legjenda braziliane ka firmosur kontratë në moshën 46-vjeçare.
Konfirmimi për marrëveshjen mes ish-fituesit të Topit të Artë dhe klubit italian u bë publik më herët gjatë kësaj vere. Ish-lojtari i Barcelonës, PSG-së dhe Milanit është përfshirë edhe në kampin përgatitor parasezonal të skuadrës.
None found
Të premten, më 21 gusht, Ronaldinho pritet të marrë pjesë në prezantimin zyrtar të Ravenna-s përpara nisjes së sezonit 2026/27.
Pronari i klubit, Ignazio Cipriani, ka deklaruar se afrim i brazilianit nuk lidhet vetëm me aspektin promocional apo komercial. Sipas tij, Ronaldinho pritet të luajë të paktën një ndeshje në kampionatin italian të kategorisë së tretë.
“Ai do të jetë i pranishëm në prezantimin e ekipit më 21 gusht”, deklaroi Cipriani në një intervistë për La Gazzetta dello Sport në qershor.
“Ai nuk do të marrë pjesë në kampin stërvitor, por me siguri do të luajë në të paktën një ndeshje të ligës, ndoshta edhe në disa të tjera. Do ta shohim. Ende nuk kemi vendosur se kur do të zbresë në fushë në kampionat, pasi kjo do të varet nga disa faktorë. Megjithatë, do të jetë patjetër një ndeshje në shtëpi”.
“Synimi i tij është të shënojë golin e fundit të karrierës me fanellën e Ravenna-s”, përfundoi pronari i klubit.
Ndërkohë, Ronaldinho është parë të enjten duke zbritur nga avioni i tij në Itali. Ai pritet të takohet me shokët e skuadrës në Ravenna gjatë së premtes.
Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka mirëpritur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit Kryetaren e Kuvendit të Republikës…