Roma po ecën përpara me përpjekjet për të afruar Mason Greenwood nga Marseille, ndërsa mediat italiane raportojnë se klubi verdhekuq ka gjetur tashmë gjuhën e përbashkët me futbollistin për aspektet personale të kontratës.
None found
Prej një kohe të gjatë, skuadra nga kryeqyteti italian është përfolur për një interes konkret ndaj ish-sulmuesit të Manchester United dhe, sipas raportimeve të publikuara të shtunën në Itali, 24-vjeçari e ka miratuar kalimin në Serie A.
“Calciomercato.com” shkruan se mes Romës dhe përfaqësuesve të Greenwood është arritur një akord për një marrëveshje pesëvjeçare, me lojtarin që do të përfitonte afërsisht 4.5 milionë euro në sezon si pagë bazë.
Gjithashtu, raportohet se kjo pagë do të ketë rritje në vitet e ardhshme, ndërsa marrëveshja do të përfshijë edhe bonuse që lidhen me paraqitjet dhe objektivat sportive.
Në këtë fazë, sipas Gianluca Di Marzio dhe Sky Sport Italia, Roma është duke bërë gati ofertën e saj të parë zyrtare për Marseille, me synimin për të marrë shërbimet e sulmuesit anglez.
Burime të tjera bëjnë me dije se verdhekuqtë janë të përgatitur të vendosin në tavolinë rreth 45 milionë euro, ku përfshihen bonuset si edhe një përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit.
Nga krahu tjetër, Marseille e vlerëson kartonin e Greenwood në rreth 55 milionë euro, duke lënë kështu një hendek prej afërsisht 10 milionë eurosh mes kërkesës së klubit francez dhe propozimit të Romës.
Pavarësisht kësaj diference, besohet se palët mund të gjejnë një pikë takimi dhe që marrëveshja të mbyllet në javët e ardhshme.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…