Mesfushori portugez, Sergio Oliveira pritet të jetë transferimi i dytë i skuadrës së Romës në këtë merkato. Humbja me Juventusin ka acaruar jashtë mase trajnerin Jose Mourinho, i cili në konferencën pas ndeshjes i revoltuar u shpreh se do të transferojë një lojtar me potencial dhe personalitet të fortë në repartin e mesit të fushës.
“Do të vijë një futbollist me fizik, me personalitet, i përshtatshëm dhe që ka përgjegjësi”, ka theksuar tekniku portugez.
None found
Përveç trajnerit edhe drejtori sportiv i Romës, Thiago Pinto ka konfirmuar se marrëveshja mes klubit dhe lojtarit është arritur dhe se gjithçka pritet ët “kopsitet” brenda këtyre dy ditëve.
Oliveira do të transferohet te Roma në formë huazimi për 1.5 milion euro, me të drejtë blerje të kartonit të mesfushorit në fund të sezonit për 13 milion euro.
Për Romën, Oliveira do të jetë transferimi i dytë në afatin kalimtar të janarit pasi më parë kanë transferuar anglezin Ainsley Maitland-Niles. / h.ll/albeu.com
Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…
Një gjumë cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të ekspertëve të gjumit, disa zakone të thjeshta…
Liverpooli është këshilluar fuqishëm të rishqyrtojë qëndrimin ndaj Trent Alexander-Arnoldit dhe të eksplorojë mundësinë e një rikthimi sensacional të mbrojtësit…
Dashi Nëse do i harroni problemet dhe inatet e se kaluarës atëherë jeta juaj ne çift do shkoje me se…
Bashkimi Evropian do të zhvillojë të martën, më 4 gusht, një takim urgjent të ministrave të Brendshëm, pas mbërritjes së…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Burime për Report Tv…