Sipas ‘El Larguero’ nga Cadena SER, lojtari brazilian Rodrygo Goes ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij.
Pavarësisht interesimit të disa klubeve kryesore, si Manchester City, PSG, Arsenal, Manchester United dhe Liverpool, lojtari ka refuzuar të gjitha ofertat për t’u larguar nga Real Madrid në merkaton e verës së ardhshme.
None found
Rodrygo ka shprehur përkushtimin dhe besnikërinë e tij ndaj Los Blancos duke zgjedhur të vazhdojë me klubin bardhëezi.
Pavarësisht propozimeve joshëse nga skuadrat e tjera evropiane, lojtari brazilian është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij me skuadrën Merengue dhe të kontribuojë në suksesin e ekipit në sezonet e ardhshme, pavarësisht ardhjes së Kylian Mbappes, i cili mund t’i marrë minutat nëse Carlo Ancelotti ruan skemën e tij me katër mesfushorë.
Ky vendim i Rodrygos përfaqëson një votë besimi në zhvillimin e tij dhe në projektin sportiv të Real Madridit.
Lojtari beson në aftësitë e tij dhe në mundësitë që do t’i ofrojë klubi i bardhë për të vazhduar rritjen si futbollist dhe për të arritur objektivat e tij si personalisht ashtu edhe kolektivisht. /Telegrafi/
Në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, një grup që shiste drogë pranë shkollave dhe në ambiente të…
Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në Shkup mbahet marsh protestues kundër femicidit dhe…
Këtë të mërkurë, Erion Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në…
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut i ka urdhëruar përfaqësuesit diplomatik të Zvicrës të largohen brenda 48 orëve dhe…
Seria shqetësuese e rezultateve të Manchester Cityt vazhdoi edhe në Ligën e Kampionëve, pasi skuadra barazoi 2-2 me Napolin. Pas…
Ka marrë fund pa pasoja për pengjet kriza disaorëshe në një supermarket në qytetin e Kartagjenës, në Kolumbi. Forcat e…