Sulmuesi brazilian Rodrigo ka zgjatur kontratën e tij me Real Madridin deri në qershor të vitit 2028, njoftoi të enjten gjigandët e LaLigës.
Rodrygo, 22 vjeç, iu bashkua Madridit në vitin 2019 nga klubi brazilian Santos dhe që atëherë ka shënuar 39 gola në 179 ndeshje për klubin.
None found
Në pesë sezonet e tij në klub, ai ka fituar tetë trofe, duke përfshirë dy tituj të La Ligës dhe një kup të Uefa Champions League. Braziliani ka shënuar dy gola në 14 paraqitje në të gjitha garat për Madridin këtë sezon.
“Real Madrid CF dhe Rodrygo kanë rënë dakord për një zgjatje të kontratës për lojtarin, i cili do të qëndrojë në klub deri më 30 qershor 2028”, thuhet në deklaratën për shtyp Real i Madridit.
“Rodrygo ka qenë i rëndësishëm në shumë prej trofeve që Real Madridi ka ngritur në sezonet e fundit”.
Ai është lojtari i dytë madrilen që ka zgjatur kontratën këtë javë. Klubi më parë njoftoi rinovimin e kontratës së Vinicius Jr deri në qershor 2027./albeu.com/
Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka tentuar të grabisë një klinikë dentare, duke kërcënuar…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), bazuar në autorizimet ligjore dhe pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, ka arrestuar dje një…
Horoskopi për ditën e sotme, njihuni me shenjat më me fat [...]Read More...
Një konflikt mes disa të dënuarve, është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shkodër. Pas incidentit,…
Mohamed Salah ka fituar zemrat e tifozëve të Trabzonsporit që në momentin e parë. Në Trabzon ka mbërritur edhe aprovimi…
Nga LSDM sot akuzojnë se kontributet e pensioneve të qytetarëve nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve."Që nga…