Roberto Martinez, ish-trajneri i Portugalisë dhe Belgjikës, është përfshirë mes kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e kombëtares së Holandës.
None found
“Tulipanët” mbetën pa përzgjedhës pasi Ronald Koeman dhe Federata Holandeze e Futbollit vendosën të ndërpresin bashkëpunimin pas Kampionatit Botëror 2026.
Drejtuesit e Federatës Mbretërore të Futbollit Holandez (KNVB) kanë nisur ndërkohë kontaktet e para për të gjetur trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar.
Sipas mediumit De Telegraaf, KNVB-ja ka kontaktuar pikërisht Martinez për mundësinë e marrjes së detyrës.
Bisedimet me të nisën pasi federata nuk arriti të siguronte një marrëveshje me Peter Bosz dhe Arne Slot, të cilët konsideroheshin alternativat kryesore për këtë post.
Nëse zyrtarizohet në krye të Holandës, Martinez do të ishte trajneri i parë i huaj i kësaj kombëtareje që nga Ernst Happel, i cili e drejtoi ekipin nga viti 1977 deri më 1978.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…