Categories: sport

Jorge Jesus merr drejtimin e Portugalisë pas largimit të Roberto Martinez

Jorge Jesus është përzgjedhësi i ri i Portugalisë, pasi është finalizuar marrëveshja që ai të pasojë Roberto Martínez në stolin e përfaqësueses portugeze.

Sipas raportimeve të shumta, Federata Portugeze e mbylli akordin me Jorge Jesus vetëm pak orë pasi bëri zyrtar largimin e Roberto Martinezit.

Të lidhura

None found

Tekniku portugez do të firmosë një kontratë katërvjeçare, e cila do t’i japë mundësinë të drejtojë Portugalinë në Euro 2028 dhe në Kupën e Botës 2030, kompeticion që do të zhvillohet nga Portugalia, Spanja dhe Maroku.

Prova e parë e rëndësishme për Jorge Jesus do të jetë ruajtja e trofeut në Ligën e Kombeve, të cilin Portugalia e fitoi në vitin 2025. Portugezët bëjnë pjesë në një grup së bashku me Uellsin, Norvegjinë dhe Danimarkën.

Në moshën 71-vjeçare, ai do të marrë për herë të parë drejtimin e një kombëtareje.

https://x.com/FabrizioRomano/status/2074918572187406455

Rrugëtimi i tij si trajner nisi në vitin 1989 te Amora, ndërsa katër sezonet e fundit i ka zhvilluar larg Portugalisë. Në fillim ishte në krye të Fenerbahces, më pas të Al Hilalit dhe së fundmi të Al Nassr në Arabinë Saudite, ku arriti të shpallet kampion me të dy klubet dhe të ketë nën urdhra edhe Cristiano Ronaldo.

Në futbollin portugez, emrin e konsolidoi gjatë kohës te Braga, skuadër me të cilën fitoi Intertoto Cup, një arritje që i hapi rrugën kalimit te Benfica.

Në dy aventurat e tij te Benfica, fillimisht nga viti 2009 deri në 2015 dhe më pas nga 2020 deri në 2022, ai fitoi tre tituj kampion të Portugalisë.

Në vitin 2015, Jesus ndërmori një transferim që bëri bujë te rivali i madh Sporting Lisbona, ku qëndroi për tre sezone dhe siguroi një Superkupë dhe një Kupë të Ligës.

të fundit

Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

7 minutes ago

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

11 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

11 minutes ago

Fewer children were detained by police as the number of child victims rises in Macedonia

Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…

16 minutes ago

Pacolli announces that the Special Prosecution has closed its investigation into the grants case

Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…

17 minutes ago

Suspect in Arlinda Zekaj’s murder threatened police: “I won’t surrender; I’ll kill you too

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

17 minutes ago