Dani Alves ka vlerësuar yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldon. Për vite të tëra ata kanë qenë rivalë në LaLiga, ku luanin për Real Madrid e Barcelonën. Tani braziliani që aktivizohet në Meksikë flet më lirshëm.
“Mua më pëlqen shumë Cristiano Ronaldo. tani që nuk jam te Barça dhe nuk është dueli i famshëm kundër Real Madrid, mund të shprehem lirisht. Për të gjithë ne që nuk kemi atë kualitetin e jashtëzakonshëm, Cristiano personifikon punën.
None found
Ai vërteton se me punë mund të arrihet gjithçka, madje të sfidosh edhe më të mirët. Ai është shembulli më i mirë për këtë. E respektoj shumë dhe kur jemi takuar në fushë si kundërshtarë kam pasur mundësinë t’ia them diçka të tillë”.
Dani Alves flet edhe për ndonjë “fërkim” që kanë pasur: “Në të kaluarën kemi pasur mosmarrëveshje, ai nuk më përshëndeti njëherë në ceremoninë e Topit të Artë. Gjithesi nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Si mos të respektoj unë dikë që gjithçka e ka arritur me punë, unë identifikohem me të. Gjithçka në jetën time e kam bërë duke u bazuar tek puna.
Nëse do të krahasoheshim, unë ngjasoj me Ronaldon më shumë se sa ngjason Messi me të. Kjo për faktin e kulturës së punës. Kam punuar të gjithë jetën për të arritur ato suksese, nuk isha talent i pastër. Puna bën që Ronaldo konkurrojë me Messin dhe me këdo tjetër”.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…