Maldini Kacurri, ka mbyllur zyrtarisht huazimin me Morekamben në kategorinë e pestë angleze. Talenti i Kombëtares rikthehet sërish te Arsenali, ndërsa është menjëherë në radarin e disa klubeve angleze dhe konkretisht atyre të kategorisë së pestë.
Për Kacurrin po diskutohet sërish huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e transferimit të përhershëm.
None found
Te Morekambe bëri mirë në krahasim me shokët e skuadrës, pasi ekipi pozicinohet në vendet e fundit.
20-vjeçari që ishte risi e Silvinjos për vitin 2025 u largua nga Morekambe me kujtimin e 18 ndeshjeve.
Gjatë kësaj kohe shënoi një gol, asistoi një tjetër dhe provoi po ashtu kartonin e kuq.
“Shumë ulje dhe ngritje, por e shijova dhe mësova shumë gjatë kohës sime te Morekambe. Falenderime për tifozët, lojtarët dhe stafin e trajnerëve që më pritën, u uroj më të mirat të gjithëve që janë të lidhur me klubin”, shkruan Kacurri në postimin e tij.
Napoli dhe Lazio kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 11-të në Serie A.Dy skuadrat italiane zhvilluan një sfidë…
Vinicius Junior është i vetëdijshëm se ka humbur vendin në formacionin titullar të Real Madridit, pas paraqitjeve të mira të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…
Mbështetja për familjet në nevojë dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët, ishin në fokus të mesazhit të ministres…
Prokuroria polake ka hapur një hetim për terrorizëm pas sulmit me armë zjarri në sheshin kryesor të Krakovit, ku humbën…