Sonë, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, do të ndizet sërish një prej rivaliteteve më të flakta të futbollit, ai mes Anglisë dhe Argjentinës. Kanë kaluar plot 21 vjet nga takimi i fundit zyrtar mes këtyre dy përfaqësueseve.
None found
Takimi i mëparshëm daton në nëntor të vitit 2005 në Gjenevë, ku në një miqësore, kombëtarja angleze e drejtuar nga Sven-Goran Eriksson paraqiti një skuadër të mbushur me emra ikonikë të Ligës Premier.
Porta i ishte besuar Paul Robinson, teksa tresha e mbrojtjes formohej nga Rio Ferdinand, John Terry dhe Ledley King. Krahët mbuloheshin nga Wayne Bridge dhe Luke Young, kurse në mesfushë luanin tre figura si David Beckham, Steven Gerrard dhe Frank Lampard. Dyshja e sulmit përbëhej nga Wayne Rooney dhe Michael Owen.
Argjentina kaloi dy herë në avantazh me realizimet e Hernan Crespo-s dhe Walter Samuel-it, por anglezët gjetën përgjigjen. Fillimisht Rooney rivendosi baraspeshën, dhe më pas Michael Owen shënoi dy gola vendimtarë në minutat e fundit, duke vulosur një fitore dramatike 3-2 për Anglinë.
Një fakt i veçantë është se Lionel Messi, i cili sapo kishte bërë debutimin e tij me Argjentinën në ato kohë, nuk mori pjesë në atë ndeshje. Kjo do të thotë që përballja e sotme gjysmëfinale në Kupën e Botës 2026 shënon herën e parë që Messi përballet me Anglinë në nivel senior./
U largua nga shkolla në moshën 16-vjeçare, sot ka dy sallone dhe fiton 52 mijë euro në vit — Klan…
Edon Zhegrova mund të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të janarit, pasi në mediat italiane…
Barcelona po vazhdon të investojë te talentët e rinj dhe një prej basteve më të mëdha të klubit për të…
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e…
"Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta, të krijuara në rrethana të ndryshme. Ajo duhet…
SPB Strumicë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (50) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara…