sport

Rekordmeni i Kombëtares, Hysaj: Nuk na mungon asgjë, Canës do i jap darkë

Elseid Hysaj, u aktivizua në ndeshjen ndaj Jordanisë, duke u bërë lojtari i parë në histori të Shqipërisë që luan 94 ndeshje.

Mbrojtësi shkodran që hyri në fushë me shiritin e kapitenit, u shpreh se u ndje krenar për këtë arritje, teksa shtoi se me Canën do të hajë edhe një darkë.

Të lidhura

None found

Sa i përket Kombëtares, ai u shpreh se kanë shumë besim për në Botëror, ku kuqezinjtë mund të arrijnë “Play Off”.

Rekord për Hysajn, paraqitje shumë të mira. Si ndihet Elseid Hysaj në këtë Kombëtare?

Ky është një emocion i rrallë, nuk mund ta tregoj sepse vërtet ndodh rrallë, prandaj dua ta shijoj dhe ta vazhdoj këtë emocion deri në nëntor, deri kur të vijnë ndeshjet e tjera me Kombëtaren. Jam shumë i lumtur.

A keni kontaktuar me Canën për rekordin e thyer dhe si u ndjeve nga pritja e tifozëve?

Shumë mirë u ndjeva. Me Canën akoma nuk kam komunikuar, kur të kthehem në Romë, pasi aty jeton, besoj do të hamë një darkë së bashku. Për tifozët, shpresoj që stadiumi të jetë edhe më plot, sepse vërtetë sot kishte tifozë. I falenderoj që erdhën dhe shpresoj që herët e tjera të ketë edhe më shumë, sepse na duhen.

Sa beson te kjo kombëtare për të arritur atë që të gjithë e ëndërrojmë, Botërorin?

Të them të vërtetën, unë besoj shumë, sepse e kemi treguar që mund të luajmë me skuadrat e mëdha dhe mund të fitojmë. Duhet vetëm të dimë si të fitojmë dhe të mos na kapë ajo euforia sikur fituam dy ndeshje dhe eja të shkojmë përpara.

3 fitore dhe 2 barazime. A i përmbush Kombëtarja pritshmërinë apo keni ndonjë peng?

Jo, të them të vërtetën, nuk kam pengje, sepse kemi marrë shumë pak gola. Kjo është një gjë e rëndësishme për një ekip kombëtar, që mbrojtja të jetë solide. Pastaj, shpresojmë që sulmuesit tanë, disa u zhbllokuan, t’i kemi gati për në nëntor.

Çfarë i mungon kësaj kombëtareje për t’u motivuar njësoj si në sfidën ndaj Serbisë?

Nuk i mungon asgjë besoj, sepse po gjejmë një grup shumë të mirë dhe po gjejmë një frymëzim shumë të bukur. Trajneri ka besim tek ne, ne kemi besim te trajneri. Do të vazhdojmë kështu.

Paraqiteni me shiritin e kapitenit. Një mesazh për djemtë që debutuan sot…

Për djemtë, unë i kam uruar. Ky është një emocion i rrallë që e kanë provuar dhe ata dhe besoj se do t’ju tregojnë vetë emocionet që kanë pasur.

të fundit

Tabaku on SPAK raids targeting people linked to KAYO and Ron Yeffet: The investigation must go all the way

Deputetja e PD Jorida Tabaku, ka reaguar nw lidhje me kontrollet qw Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar në banesat dhe…

2 minutes ago

Germany calls on the EU to fulfill its commitments to the Western Balkans

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të përmbushin premtimet…

2 minutes ago

Searches of Ron Yeffet, Jorida Tabaku: Anyone involved in the weapons industry without competition or transparency must be investigated fully!

Në një reagim në rrjete sociale,  deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me kontrollet që po…

2 minutes ago

SPAK kontrollon banesën dhe biznesin e Arjeta Pucës, i merret telefoni Ardi Veliut

DETAJET/ SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e Arjeta Pucës, Ardi Veliut i sekuestrohet telefoni. [...]Read More...

3 minutes ago

Albanian coalition unites eight Valley parties for the October 25 elections

Marrëveshja për krijimin e listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, e arritur mes tetë subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe…

4 minutes ago

Termokos in the final stage of preparations for the new heating season 2026/2027

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se përgatitjet për fillimin e sezonit ngrohës 2026/2027 janë drejt përmbylljes. Kështu është vlerësuar në…

4 minutes ago