Categories: sport

Rekordi i Shevës, çerekfinalet me Ukrainën si lojtar dhe trajner, ja apeli që ka për tifozët italianë

Futbolli është ndonjëherë i çuditshëm, ndërthur personazhe dhe situata. Shevchenko falenderon Suedinë. Ukraina e tij arrin në mesin e tetë skuadrave më të mira të “Euro 2020”. Skandinavët u dorëzuan në minutën e 120-të ndaj Ukrainës. Çerekfinalet e Europianit janë një arritje historike për kombëtaren e drejtuar nga Shevchenko. Si futbollist e udhëhoqi ekipin e tij kombëtar në rezultatin më të mirë në historinë e futbollit ukrainas, në Kupën e Botës. Dhe tani i ka dhënë një tjetër përmasë historike përmes Kampionatit Europian, si trajner.

2006 – Më 2006, Ukraina kishte vajtur në çerekfinale të një turneu të madh ndërkombëtar. Me atë rast, trajneri aktual ishte lojtar i një ekipi kombëtar të aftë për mahnitur në Kampionatin Botëror (0-4 kundër Spanjës) dhe më pas të fitonte kundër Arabisë Saudite e Tunizisë. Dy “vula”, një për çdo ndeshje, nga ish-sulmuesi i shquar i Milanit. Më tej, Ukraina luajti në 1/8 finale kundër Zvicrës. Atëherë, koha e rregullt nuk do të ishte e mjaftueshme. Pas 0-0, shkohet te penalltitë. Sheva dështon të tijën, por zviceranëve iu mungon thuajse të gjithëve shënjestra. Dhe Ukraina kaloi në çerekfinale, ku u përball me Italinë. Axurrët do ta ndërprisin ëndrrën e Shevës me shokë.

Të lidhura

None found

 

ITALIA – Fati, sidoqoftë, gjithmonë ofron një mundësi të re. Sheva arriti kulmin si lojtar me kombëtaren kundër Italisë, ku u bë një futbollist i shkëlqyeshëm. Dhe gjithmonë në Itali, në Romë, kundër Anglisë, e cila ishte kundërshtari i tij i fundit, me të cilin u ndesh si futbollist. Me një “Olimpico” që ndoshta do të bëjë tifo për të, Shevchenko vijon të ëndërrojë me krejt ukrainasit. Trajneri foli për “Sky Sport” në fund të ndeshjes me Suedinë: “Si trajner dhe si lojtar janë emocione të ndryshme, por të çmendura. Ia vlen të përjetohen. Jam shumë krenar për djemtë e mi. Ata dhanë gjithçka. Ekipi sakrifikoi shumë, luajtën një ndeshje të mirë, jam mjaft i lumtur. Suksesin ua dedikoj të gjithë ukrainasve. Ekipi vuri zemrën në fushë”. Ai e ka luajtur në Romë, kundër Anglisë, ndeshjen e fundit si futbollist me kombëtaren. Sheva shpresojmë të mos jetë ndeshja e fundit në këtë Kampionat Europian: “Ne do të luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Kam besim te mbështetja e madhe e publikut Italian ndaj Anglisë. Presim një ndeshje shumë të vështirë”.

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

30 minutes ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

33 minutes ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

34 minutes ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

40 minutes ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

41 minutes ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

42 minutes ago