Nuk ka pushim në Premier League në këtë periudhë të sezonit. Sot luhen katër ndeshje, teksa janë shtyrë për një ditë tjetër duelet Arsenal-Wolves dhe Leeds United-Aston Villa për shkak të Covid-19.
Varianti Omicron po shkakton probleme në ishull dhe shumë ekipe të elitës së futbollit anglez kanë përfunduar me kontingjente lojtarësh të cunguar për shkak të infektimeve me koronavirus.
Një rekord është vendosur ditët e fundit. Me anë të një komunikate zyrtare, Premier League ka njoftuar se 103 lojtarë dhe anëtarë të stafeve kanë rezultuar pozitivë në periudhën nga 20 deri më 26 dhjetor!
Ky është një rekord që prej momentit që kanë filluar të kryhen tamponët, duke kaluar shifrën e 90 personave pozitivë që u regjistruan një javë më parë.
Pas dorëheqjeve masive të nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, në Korçë janë emëruar…
Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dyer e mortit janë hapur. Mes dhimbjes së papërshkrueshme, familjarë e të afërm, po…
Qeveria britanike njoftoi sot masa të reja që synojnë një trajtim dhe parandalim më të mirë të të ashtuquajturave “vrasje…
Justin Bieber, 31 vjeç, ndau në Instagram entuziazmin për bashkëshorten e tij Hailey Bieber, duke publikuar një foto të saj…
Kryetari arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit, ka publikuar një mesazh,…
Meghan Markle po reflekton mbi një moment të vështirë kur ishte larg fëmijëve të saj, Princit Archie dhe Princeshës Lilibet.…