Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë prodhuar shumë zhurmë gjatë kësaj periudhe. Kryebashkiaku Erion Veliaj është angazhuar me pretekstin se është aksioner i Tiranës, ndërkohë që në FSHF konsiderohet si ndërhyrje e politikës.
Gjatë këtyre ditëve ka pasur shumë ngjarje, madje në portën hyrëse të shtëpisë së presidentit të FSHF, Armand Duka, u vendos edhe një lëndë plasëse. Kjo ka sjellë reagime të shumta.
Edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka folur dhe për “Corriere dello Sport”. FSHF ka publikuar deklaratën e tij në webin e saj: “Dua të shpreh solidaritetin tim të plotë për Presidentin Duka. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë të shihja një incident të ngjashëm të kësaj natyre, më vjen vërtetë keq për Dukën.
Kam dëgjuar rreth disa polemikave në Shqipëri, por mund të them që politika nuk ka vend në futboll. Me Federatën Shqiptare të Futbollit po bëjmë një punë të jashtëzakonshme. Do të ishte mëkat të prishej apo të vihej në diskutim”.
/ h.ll/albeu.com
E gjithë vëmendja e publikut amerikan është përqendruar në funeralin e Charlie Kirk, aktivistit që u vra më 10 shtator.…
Pas njohjes së Palestinës si shtet nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja, kanë ardhur reagime edhe nga Hamas-i, të…
Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan zëra se Xheneta Fetahu nuk do të ishte më pjesë e “E Diell”, pas…
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të votojë të martën, më 23 shtator, për pezullimin e ekipeve kombëtare dhe klubeve të…
Banorët e Gazës përjetuan një tjetër natë terrori, ndërsa sulmet me dronë dhe mjete shpërthyese të ushtrisë izraelite vazhduan pandërprerë…
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është rikthyer në qeli ku dhe pritet të qëndrojë vetëm disa ditë. Burime për mediat…