Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të votojë të martën, më 23 shtator, për pezullimin e ekipeve kombëtare dhe klubeve të Izraelit nga të gjitha garat evropiane.
Presioni më i madh për këtë vendim, sipas raportimeve, po vjen nga Katari, i cili ka intensifikuar fushatën e tij pas sulmit të fundit ajror të Izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në Doha. Midis 20 anëtarëve me të drejtë vote në Komitetin Ekzekutiv, një shumicë e qartë thuhet se mbështet pezullimin e Izraelit, me vetëm dy ose tre vende që pritet të jenë kundër.
None found
Edhe pse Katari nuk është anëtar i UEFA-s, ndikimi i tij shfaqet përmes Nasser Al-Khelaifit, presidentit të Paris Saint-Germain dhe përfaqësues i Shoqatës Evropiane të Klubeve, i cili ka një rol të rëndësishëm në vendimmarrje.
Raportohet gjithashtu se Spanja ka kërcënuar të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse Izraeli arrin të kualifikohet, duke hapur një tjetër dimension politik në këtë situatë të ndërlikuar.
Nëse miratohet vendimi, klubet izraelite si Maccabi Tel Aviv do të përjashtohen menjëherë nga turnetë evropiane këtë sezon, ndërsa kombëtarja izraelite rrezikon përjashtimin nga kualifikueset e Botërorit 2026. Zyrtarët izraelitë po bëjnë lobim të fortë për të parandaluar këtë vendim, por sipas mediave ndërkombëtare, ata përballen me një betejë të vështirë politike dhe sportive.
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me të ardhmen e Jensen Huang, ish-drejtorit ekzekutiv të…
Uji nga ujësjellësi i qytetit në Strugë nuk është i sigurt për t’u pirë për shkak të turbullirës së shtuar,…
Basketbollisti amerikan, Greene Da’monte Khiree, është arrestuar në Nigeri, pasi dyshohet se tentoi të kontrabandonte rreth 34 kilogramë marijuanë në…
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje më 16 nëntor në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se si pasojë e aksidentit,…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një serie të qumështit VITA UHT 3.2%, pasi…
Prokuroria Themelore Publike e Ohrit menjëherë ndërmori të gjitha veprimet dhe ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër një personi për…