Categories: sport

Reja: Bëmë disa gabime, mund ta merrnim barazimin

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, e ka cilësuar një mëkat humbjen përballë Polonisë, pasi sipas tij, Shqipëria luajti si e barabartë dhe u ndëshkua nga një gabim.

Për RTSH ai deklaroi se ekipi kishte bërë mirë, por ishte penalizuar në një moment kur po bëhej gati për ndryshime.

Të lidhura

None found

“Të vjen keq se bëmë një ndeshje të mirë, nuk e pritja një ekip me kaq temperament. Treguam që mund të luanim ndaj Polonisë. Po lëshonim pak e po bëja gati zëvendësimet. Bëmë disa gabime dhe njëri na dënoi, më vjen keq se barazimin mund ta merrnim, mjaftonte të ishim pak më të vëmendshëm.

Nuk flas për mungesat, kisha 16 lojtarë të gatshëm. Sigurisht 6-7 lojtarë që mungojnë sigurisht peshojnë për lojtarët, dhanë gjithçka dhe kisha besim te ata. Kisha besim te paraqitja. Ata shiheshin që ishin të fortë edhe fizikisht, në mbrojtje nuk linin hapësira. Po bënim zëvendësimet dhe pastaj bëmë gabime individuale që nuk duhej ta bënim. Më vjen keq se djemtë duhej e meritonin kënaqësinë që të mos humbnin ndeshjen.

Arbitri? Më vjen keq sidomos në pjesën e parë që kishte faulle, ne bëmë të parin me Hysajn dhe i dha menjëherë të verdhë, ishte me dy standarde. Ne me gjyqtarët sidomos me Poloninë kemi vuajtur, nuk ishte vendimtar, se ndonjë gabime e bëmë edhe ne, se vuajtëm lodhjen e nuk kisha zëvendësues në mesfushë sidomos, Provova me Çokajn por ndeshja ishte kompromentuar, sipas meje po të mos bëhej ai gabim. Edhe Bare humbi topin e Lenjani që gaboi, kemi bërë disa gabime që një skuadër si e jona me lojtarë ekspertë nuk duhej t’i bënte.

Derisa nuk ka marrë fund, jemi aty edhe është e drejtë të shpresosh. Komplimente njerëzve. Një ambient të tillë e vështirë të gjesh në Europë, se një tifozeri e tillë, i gjithë stadiumi, djemtë e ndjenë ngrohtësinë. Ishte një tifozeri për drithërima.

Bravo tifozëve dhe bënë që skuadra të jepte këtë paraqitje, se paraqitjen e bëmë pavarësisht vështirësive, ishte e mirë dhe ishim në lartësinë e Polonisë dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, tha Reja.

të fundit

QMK: Nga 23 zjarre të regjistruara në Maqedoni, një vijon të jetë aktiv

Deri në orën 7:30, janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në hapësira të hapura në të gjithë vendin, nga të cilat…

22 seconds ago

Meta Faces Record $567 Million Fine for Harming Children

Një gjykatës në shtetin amerikan të New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë 567 milionë dollarë për dështimin në…

11 minutes ago

Shooting at School in Thailand Leaves 6 Dead, Including Gunman

Një mësues dhe pesë persona të tjerë kanë humbur jetën në një shkollë në Tajlandë, pasi një nxënës hapi zjarr…

11 minutes ago

Foreign exchange rates: Dollar and euro buying and selling rates, and what is happening with other currencies

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.1 lekë, në shitje me 81.3 lekë. Euro, do…

12 minutes ago

Today marks the 69th day of protest, citizens refuse to stop, determined until the prime minister is removed

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyrë këtë të premte në ditën e 69-të, ndërsa qytetarët vijojnë të…

12 minutes ago

Goditje nga FIFA për Dinamon, merkatoja bllokohet; në rast kualifikimi në “play-off” ekipi i Dajës rrezikon pa përforcime

DinamoSi të mos mjaftojë disavantazhi i ndeshjes së parë, humbur me rezultatin 1-0 në Letoni përballë Audas, Dinamo duhet të…

12 minutes ago