Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Kombëtares,Edi Reja analizoi humbjen e Shqipërisë ndaj Uellsit duke u shprehur se ishte një rezultat i pamerituar sepse skuadra luajti mirë.
Ndeshja: ”Ishim pak të lodhur. Në këtë periudhë të sezonit nuk mund të pretendosh të japësh 100%. Më vjen keq që humbëm me këtë rezultat pasi nuk e meritonim të humbnim 3-1, mbase 2-1 po. Patëm dhe ne rastet tona, ndodhi dhe ai incident që gjyqtari dha një vendim të padrejtë. Nuk do të merremi me gabimet arbitrore sepse ishte miqësore. Sigurisht disa gjëra pozitive po vijnë dalë nga dalë”.
None found
Nota: ”Për impenjimin skuadrës i jap notën 10, lojtarët dhanë maksimumin pa u tërhequr në asnjë moment, jemi përballur me dy skuadra shumë të forta fizikisht, si me Uellsin dhe Çekinë ka lojtarë që kur nisin kundërsulme është e vështirë ti ndalosh. Duhet të përmirësohemi në pasat finale, me Uellsin u përpoqëm të zotëronim më shumë topin, një pjesë loje ja dolëm”.
Gabimet: ”Sigurisht ndikoi lodhja ditën e sotme, ndeshjen me Uellsin ishim më të freskët më të fortë, por bëmë një ndeshje të mirë sipas meje. Rezultati mund të ishte më i mirë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që u përballëm me dy skuadra shumë të forta, e rëndësishme është të ulemi dhe të analizojmë, gabimet ndodhin por skuadra është në mbyllje të sezonit.
Rrëzimi: ”Një herë u rrëzova kur isha në Shqipëri gjatë një konference, herën e dytë në Uells, shpresojmë të kem mbaruar me kaq. Sigurisht kur përplasen me mua dëmtohen dhe kundërshtarët sepse jam rrezistent”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ka rrëfyer në RTK Prime incidentin e ndodhur pas përfundimit të seancës së Kuvendit…
Tensionet para Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa raportohet se është lënduar edhe një pjesëtar i Policisë…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka dënuar veprimet e dhunshme gjatë protestës, duke u distancuar nga sulmi ndaj deputetit Fahrush Rexhepi. Hoxha…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar situatën e krijuar gjatë protestave para Kuvendit të Kosovës,…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas zhvillimeve gjatë protestës në Prishtinë, duke iu drejtuar Policisë…
Po vazhdon situata e tensionuar para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Protestuesit po përballen me Policinë, e cila po përdor…