Categories: sport

Reijnders flet hapur për kalimin në Arabi: Shumat ishin aq të mëdha sa nuk mund të refuzoheshin

Mesfushori i kombëtares holandeze, Tijjani Reijnders, ka thyer heshtjen lidhur me lëvizjen e bujshme drejt Arabisë Saudite, duke u bërë një nga lojtarët e paktë që e pranon pa hezitim se vendimi u drejtua nga motive financiare. Largimi i tij nga Manchester City drejt Al-Qadsiyah në këtë fazë të karrierës, kur ai konsiderohej në pikun e formës, shkaktoi shumë reagime.

Të lidhura

None found

Vetëm pak kohë më parë, Reijnders shkëlqente me fanellën e Milanit në Serie A, duke u renditur ndër mesfushorët më të spikatur të kampionatit italian. Këto paraqitje i hapën rrugën për një transferim te kampionët e Anglisë, Manchester City, në verën e vitit 2025 për shifrën e 55 milionë eurove.

Sidoqoftë, qëndrimi i tij në stadiumin “Etihad” zgjati vetëm një sezon. Al-Qadsiyah ndërhyri me një ofertë prej 61 milionë eurosh, duke i lejuar klubit anglez të arkëtonte një fitim nga shitja e lojtarit. Për vetë holandezin, tërheqja kryesore ishte kontrata personale.

“E kuptoj plotësisht ata që mendojnë se shkova në Arabi për lekë. Kur të vënë përpara një rrogë të tillë, të lutem, përpiqu të refuzosh. Shumë njerëz mund të flasin për parime dhe të këmbëngulin se ata kurrë s’do ta bënin diçka të tillë, por unë jam i bindur se pjesa dërrmuese do ta pranonte ofertën,” u shpreh Reijnders sinqerisht.

Më tej, ai theksoi se dallimi në të ardhura ishte kolosal në raport me pagat që kishte marrë më parë në Evropë. “Shumica e njerëzve do të thoshin ‘po’ për një ngritje të ngjashme page në punën e tyre. Pa dyshim, fitoja shumë mirë te City, por këtu bëhet fjalë për shifra që janë praktikisht të pamundura për t’u kthyer pas,” shtoi ai.

Aktualisht, Reijnders përfiton rreth 400 mijë euro në javë te skuadra e Al-Qadsiyah, pa llogaritur shpërblimet shtesë. Në kontrast, te Manchester City ai merrte afërsisht 250 mijë euro javore, ndërsa gjatë periudhës te Milani paga e tij lëvizte rreth shifrës së 80 mijë eurove në javë.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago