Manchester City raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Tijjani Reijnders te Al Qadsiyah, operacion që mund t’i sjellë Milanit një tjetër përfitim të konsiderueshëm financiar.
None found
Mesfushori holandez u transferua verën e kaluar nga Milani te City për 55 milionë euro të garantuara, ndërsa marrëveshja parashikonte edhe 14 milionë euro të tjera në bonuse, të lidhura me paraqitjet dhe arritjen e objektivave.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e klubit italian kishin vendosur në kontratë një kusht të pazakontë dhe shumë të favorshëm për Milanin.
Në rast se Reijnders shitej nga City brenda vitit të parë pas largimit nga “San Siro”, të gjitha bonuset prej 14 milionë eurosh do t’i kalonin automatikisht Milanit, edhe nëse kriteret e përcaktuara për aktivizimin e tyre nuk do të realizoheshin.
Raportimet bëjnë të ditur se kampionët anglezë kanë pranuar ta shesin lojtarin tek Al Qadsiyah për rreth 60 milionë euro. Nëse marrëveshja përmbyllet, Milani do të arkëtojë edhe 14 milionë euro të tjera falë klauzolës.
Megjithatë, kalimi në Arabinë Saudite nuk mund të konsiderohet ende i përfunduar. Reijnders duhet të japë pëlqimin e tij, ndërsa thuhet se mund të zgjedhë vazhdimin e karrierës në Evropë.
Për 28-vjeçarin interesim kanë shfaqur gjithashtu Nottingham Forest, Galatasaray dhe Juventus.
Për Milanin, ndërkohë, destinacioni i ardhshëm i mesfushorit nuk ndryshon asgjë. Nëse Reijnders largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, klubi italian do të përfitojë 14 milionë eurot e parashikuara në marrëveshje.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…