sport

Rei Manajt i del emri në klubin e Arabisë Saudite, sulmuesi e përgënjeshtron: Fake news

Rei Manaj është një nga emrat më të diskutuar në merkaton e kësaj vere mes futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Pas sezonit të shkëlqyer me Sivaspor, sulmuesi kuqezi pritet të transferohet drejt një skuadre tjetër pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Gjatë ditës së kaluar në media të ndryshme ka qarkulluar emri i klubit të Arabisë Saudite, Damac, si më i interesuari për firmën e futbollistit.

Edhe ky i fundit raportohej se ishte i lumtur me këtë destinacion dhe vetëm pritej akordi mes arabëve dhe Sivasporit.

Por ka qenë vetë Manaj i cili nëpërmjet rrjeteve sociale, ka përgënjeshtruar këtë opsion transferimi në këtë moment të karrierës.

Në një nga lajmet që raportohej për transferimin e tij te klubi në fjalë në Arabinë Saudite, ai ka shkruar “Fake news”, duke e hedhur poshtë kësisoj këtë variant që ishte diskutuar për të ardhmen e tij.

të fundit

Kosto prej 2.4 miliardë dollarë, Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë nën det po ndërtohet në Norvegji, me qëllim të ulë…

18 minutes ago

Prishtina do të ngrejë “Shtëpinë e Arbëreshëve”

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi sot se, kryeqyteti do të ketë një “shtëpi të arbëreshëve”. “Arbëreshët nuk…

27 minutes ago

Surprizë në Big Brother VIP Albania: Alketa Vejsiu opinioniste!

Alketa Vejsiu ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale pas një postimi të bërë ditën e djeshme, ku u…

34 minutes ago

Forcimi i bashkëpunimit me Kosovën/ Ambasada e SHBA: Qeveria e re duhet të çojë para agjendën për paqe dhe stabilitet rajonal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e…

36 minutes ago

Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë një shëtitje të qetë dimri, ndërsa duken më të dashuruar se kurrë në një park të Londrës

Aktori i njohur Callum Turner, u shfaq këtë fundjavë në një shëtitje të thjeshtë me qenin në Londër, krah të…

49 minutes ago