Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi sot se, kryeqyteti do të ketë një “shtëpi të arbëreshëve”.
“Arbëreshët nuk janë thjesht kujtesë e së shkuarës, por frymëzim për të ardhmen, shembull i rrallë i dashurisë për gjuhën, rrënjët dhe dinjitetin”, u shpreh Përparim Rama dhe si të tillë, ata e meritojnë të kenë në Prishtinë një hapësirë ku historia nuk harrohet, por jeton.
None found
Kryekomunari Rama priti në një takim, drejtuesen e projektit “Made in Arbëria”, Geri Ballo si edhe aktivisten arbëreshe Lucia Martino, të cilat i propozuan atij realizimin e një ëndrre: Shtëpisë Arbëreshe në Prishtinë, një vend ku gjuha e kultura arbëreshe të jetojë për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe këdo që do të dojë ta njohë.
Duke e pranuar propozimin, Rama u shpreh se në këtë shtëpi do të bashkohen arti, kultura, vlerat shpirtërore dhe gastronomia arbëreshe.
“Kryeqyteti e ndjen për nder dhe përgjegjësi të jetë strehë e kësaj trashëgimie fisnike”, u shpreh kryetari i Komunës Prishtinë.
Odise Roshi vazhdon të jetë një protagonist në futbollin turk, ku me fanellën e Keçiorengyçy, po shkëlqen në këtë sezon…
Problemet e Italisë në Zenica nuk kanë qenë vetëm të karakterit sportiv. E përditshmja italiane “La Repubblica” ka zbuluar një…
Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave amerikane, duke i cilësuar ato si të…
Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj, ka përcjellë një mesazh për besimtarët shqiptarë, në vigjilje të Pashkës. “Kjo është ndjesia, dija…
Kryeministria Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS në njësinë nr.2 në Tiranë, i është përgjigjur indirekt…
Kryeministri Edi Rama iu referua sërish sot përplasjes që ai pati një javë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar…