sport

Rei Manaj luks edhe në përditshmëri! Futbollisti në Tiranë, bien në sy veshjet e shtrenjta (FOTOT)

Djemtë e Kombëtares sonë janë shumë të njohur jo vetëm nga sportdashësit. Tashmë, duhet thënë se ata janë edhe të preferuarit e femrave të famshme dhe jo vetëm.  Këtë herë do të ndalojmë tek sulmuesi i kuq e zinjve, Rei Manaj.

Djaloshi nga Lushnja, është shndërruar shpejt në një yll në skuadrën tonë, por një yll edhe në shoëbiz. Pasi kanë përfunduar ëndrrën për Botërorin amerikan, tashmë futbollistët tanë duken disi më të relaksuar.

Të lidhura

None found

Pas angazhimeve në skuadrat ku luajnë, gjejnë kohë që herë pas here të rikthehen edhe në Tiranë. E një vizitë e Manajt në Tiranë, nuk kishte sesi të na shpëtonte. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në zonën e Ish-Bllokut.

 

 

E teksa të gjithë ishim sy e vesh për të parë mos pranë tij kishte vajza, nuk ka qenë kështu. Rei ka kaluar ditën në shoqëri të miqve të tij. pasi ka shijuar një nga baret e kësaj zone, ai dhe miku i tij kanë lëvizur në këmbë për të bërë disa hapa në Bllok.

Por teksa ka bërë vetëm pak hapa, dhe ato me telefon në vesh, ne nuk kishte sesi mos të na tërhiqte vëmendjen veshja luksoze e futbollistit. Një bluzë e “Christian Dior”, një palë pantallona “Luis Vuitton” dhe atletet “Hermes” janë përzgjedhja e Reit në një ditë të zakonshme.

 

 

Edhe më herët, kemi vënë në dukje dëshirën e tij për të pasur marka luksi në të përditshmen e tij. Mesa duket, kjo tashmë është mënyra e jetesës së tij. E teksa të gjithë presin që ta shohin në krah të partneres së tij të re, lidhja për të duket se është ende larg bërjes publike. Kujtojmë se ylli i kuq e zinjve prej disa muajsh është në një lidhje me Arbionën, një modele nga Kosova.

Dyshja u zbulua teksa ishin duke shijuar disa ditë relaksi në Dubai. Arbiona quhet bukuroshja nga Kosova e cila i ka rrëmbyer zemrën Reit. Por edhe Arbiona nuk është një emër i panjohur për publikun.

Prej disa vitesh ajo ka qenë modele dhe influencer, duke pasur në karrierën e saj disa karriera shumë të rëndësishme. Arbiona ka jetuar për disa kohë jashtë vendit, duke pasur edhe një karrierë ndërkombëtare. Si një emër shumë i njohur në Kosovë, partnerja e Reit kanë miq të famshëm nga shoubizi, duke qenë pjesë e rrethit të tyre.

Nuk dihet se ku është njohur kjo dyshe, por ajo që dimë me siguri është fakti se gjërat mes tyre duken serioze. Vetë Arbiona ndan foto me Rein në “Instagram”-in e saj, duke mos e fshehur më këtë romancë.

Nga ana tjetër, futbollisti është më i përmbajtur në postimet e tij, duke preferuar që mos të zbulojë nga jeta private.

 

të fundit

PD i refuzoi kandidaturën për kryetar partie, Salianji reagon sërish: Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur!

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, ka reaguar sërish pasi Partia Demokratike i refuzoi kandidimin në garën për kreun e ri…

3 minutes ago

Bota e sportit në zi, ndërron jetë ish-piloti i Formula 1 që u kthye në shembull për Italinë

Bota e sportit, është në zi pasi ka ndërruar jetë Aleks Zanardi. Ish-piloti italian i Formula 1, vdiq në moshën…

44 minutes ago

Tentoi t’i shpëtonte policisë duke vrapuar, arrestohet 19-vjeçari që mbante armë zjarri

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi është konstatuar se mbante armë zjarri dhe sende të tjera të paligjshme.…

2 hours ago

Silvinjo e riktheu pasi ishte harruar, mesfushori i Kombëtares drejt firmës në Gjermani

Enis Çokaj, mund ta vazhdojë karrierën në Gjermani. Interes për mesfushorin shqiptar ka Bokumi, që është pjesë e Bundesligës 2.…

2 hours ago

Policia i gjen 1000 fara kanabisi në automjet, arrestohet në flagrancë 66-vjeçari në Tiranë

Një 66-vjeçar është arrestuar në kryeqytet, pasi i janë gjetur plot 1 mijë fara kanabisi në automjetin e tij. Uniformat…

2 hours ago

Aksident tragjik/ Përmbyset e autobusi me turistë, humbin jetën 11 persona, 31 të plagosur

Një fundjavë festive e Ditës së Punës u kthye në tragjedi, pasi të paktën 11 persona vdiqën dhe 31 të…

2 hours ago