Armando Broja, Rei Manaj dhe Mirlind Daku janë tre lojtarët e shumëpërfolur në prag të këtij Europiani.
Tre sulmuesit nuk dihen ende nëse do të jenë ose jo pjesë e EURO 2024, me trajnerin Sylvinho që duket se ka këtë hall të madh luksi.
None found
Braziliani i ka nën vëzhgim të tre, ndërsa Sokol Cikalleshi me siguri do të jetë i padiskutueshëm pjesë e formacionit kuqezi.
Kontributi i dhënë në eleminatore, por edhe eksperienca mbi supe e bëjnë atë të nevojshëm për ekipin tonë kombëtar.
Ndërkaq, situata me Armando Brojën nuk duket se është në ditët më të mira, për shkak se shtatlarti i fazës ofensive nuk ka marrë minutat e duhura me skuadrën e Fulham.
Por, potencialet e tij sportive tashmë dihen dhe çdo trajner do ta kishte luks në formacionin e vet.
Me formën që po kalon Rei Manaj dhe Mirlind Daku duke shënuar sistematikisht, zbehen jashtëzakonisht kuotat e Brojës për një ftesë në Kombëtare.
Por, siç e cekëm më sipër është e vështirë që të tillë luks mos ta kesh në skuadër. Çdo futbollist apo trajner matet me rezultate.
E nëse do të analizojmë shifrat dhe statistikat, Manaj dhe Daku padyshim që lënë pas lojtarin e Premier League angleze.
Trajneri Sylvinho bëri mrekullisht mirë duke kualifikuar ekipin tonë kombëtar në EURO 2024.
Por, të tilla halle kërkojnë vërtetë zgjidhje të kujdesshme, duke qenë mjaft sensitive me një publik që është sy e veshë drejt tij.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…