sport

Refuzohet oferta prej 135 milionë eurove e Liverpoolit për Wirtz

Liverpooli ka marrë një ‘Jo’ nga Bayer Leverkusen pas ofertës së parë për Florian Wirtz.

Sipas gazetës gjermane Bild, oferta prej 135 milionë eurosh e Liverpoolit për Florian Wirtz është refuzuar nga Bayer Leverkusen.

Klubi anglez po përpiqet të negociojë një marrëveshje më të favorshme financiarisht, ndërsa Leverkuseni mbetet i vendosur për të marrë 150 milionë euro.

“Mbetet e paqartë nëse diferenca prej 15 milionë eurosh do të mbulohet përmes një pagese fikse apo bonuseve lehtësisht të arritshme”, shkruan Bild.

Megjithatë, pavarësisht këtij ngërçi, Leverkusen nuk beson se marrëveshja do të dështojë.

Liverpooli thuhet se ka marrë dritën e gjelbër nga pronarët për të përmbushur kërkesën financiare prej 150 milionë eurosh.

Negociatat janë duke vazhduar, por për momentin nuk është diskutuar për përfshirjen e ndonjë lojtari në marrëveshje.

Wirtz shihet si objektiv madhor për ‘The Reds’, ndërsa Bayer po luan me kujdes për të ruajtur vlerën e tij në treg.

të fundit

Horoskopi 29 qershor, mësoni si do të jetë puna, shëndeti dhe dashuria

Dashi Sot nuk do jetë një ditë ideale për të shprehur dashurinë apo për të vendosur datën e dasmës suaj.…

1 hour ago

Incidentet në Beograd në përfundim të protestës së studentëve, Daçiç: U morën masat për të rikthyer rendin publik!

Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidencës së Serbisë në mbrëmjen…

1 hour ago

Vendi sot ishte nën “pushtetin” e 47 vatrash zjarri, aktive mbeten vetëm dy

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka njoftuar se ditën e sotme prej orës 09.00 deri në orën…

2 hours ago

Berlini po shqyrton shitjen e Eurofighter Ankarasë

Qeveria e Merz në Gjermani po shqyrton seriozisht hapjen e rrugës për shitjen e Eurofighters Ankarasë, diçka që Scholz e…

2 hours ago

Eni Cobani rrëfen pr*sionet e forta: Kam menduar të heq dorë nga emisioni

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka…

3 hours ago

A do i hiqet non grata Berishës? Ish-këshilltari i Trump, Bolton: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet

Ish-këshilltari i Trump për sigurinë, John Bolton është shprehur se vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti…

3 hours ago