lifestyle

Horoskopi 29 qershor, mësoni si do të jetë puna, shëndeti dhe dashuria

Dashi

Sot nuk do jetë një ditë ideale për të shprehur dashurinë apo për të vendosur datën e dasmës suaj. Më mirë përkushtohuni ndaj punës dhe çështjeve financiare. Shtyni të gjitha vendimet që kanë rëndësi për ju në një ditë tjetër. Flini shumë orë dhe pini shumë ujë.

Të lidhura

None found

Demi

Ju jeni të rrethuar nga miqtë me sens të përbashkët, të cilët do të jenë në gjendje t’ju këshillojnë më së miri: ata do të jenë në gjendje t’ju tregojnë kur e teproni dhe kur po veproni më së miri. Projektet e reja në vendin e punës do t’ju marrin ca kohë, por në fund do ja vlejnë. Hani të shëndetshëm, shmangni ushqimet yndyrore dhe pikante.

Binjakët

Parashikimet më të mira për ditën e sotme kanë të bëjnë me dashurinë, jetën në çift, fëmijët dhe kohën e lirë; shijojini në maksimum. Nga ana tjetër, biznesi, lëvizje parash, kërkesa për financim nga banka mund të mos jetë të shkëlqyera, do përballeni me një humbje të mirë të parave.

Gaforrja

Venera në Binjakët vazhdon të komplikojë sferën tuaj private dhe dashurinë me partnerin. Puna dhe biznesi nuk po funksionojnë siç duhet. Pandemia ka krijuar fatkeqësi kudo jo vetëm tek aktivitetet tuaja.

Luani

Ju do të jeni në gjendje të shihni shumë larg dhe kjo gjë do ju shërbejë shumë për mirë në çdo sferë. Energjitë e mëdha dhe komunikimi do të jenë pikërisht ato që duhen për të rritur aktivitetin tuaj profesional. Me partnerin do përjetoni pasione dhe ndjenja të veçanta.

Virgjëresha

Me të dashurin tuaj mundohuni të mos jeni shumë i bezdisshëm, në vend të kësaj përpiquni ta kënaqni atë, herë pas here. Në zyrë, do merreni me një çështje parimi, pa pasoja të rënda. Lini kartat e kreditit në shtëpinë tuaj për të shmangur një shpenzim të madh që do ju prishte shumë punë.

Peshorja

Sot do jeni serioze dhe të zhytur në mendime. Disa prej jush do reflektojnë mbi të kaluarën, do meditojnë për veprimet e tyre dhe për perspektivat në të ardhmen. Jini të kujdesshëm në punën apo biznesin tuaj.

Akrepi

Ditën e sotme do ndiheni shumë të hutuar. Deri nesër mos bëni asnjë lëvizje dhe mos merrni asnjë vendim. Në këtë mënyrë do keni mundësi e kohë për të përsosur projektet tuaj për të rikuperuar veten dhe energjitë. Nëse jeni në një lidhje serioze, vazhdoni të këmbëngulni për risi të reja dhe arratisje nga përditshmëria.

Shigjetari

Fryma e iniciativës ju shtyn të lëvizni dhe të veproni pa humbur kohë. Sidoqoftë, duhet të ndiqni saktësinë maksimale, të ndiqni udhëzimet që ju janë dhënë: përndryshe rrezikoni të bëni hapa të gabuar. Një lajm i mirë nga fronti sentimental, nëse jeni në një lidhje serioze.

Bricjapi

Sot bëj një pushim. Hëna në Peshore do ju sjellë një ftohtësi të papritur në marrëdhëniet me të dashurin. A punoni në një grup me të tjerët? Kujdes nga mashtrimi burokratik ose çështje që mund të ngadalësojnë veprimtarinë e të gjithë grupit.

Ujori

E filloni javën më së miri! Në punë mund të mbështeteni në një planifikim pozitiv, i cili do të pasohet nga një realizim praktik dhe i kënaqshëm; Në këtë këndvështrim, aktivitetet tregtare dhe ato që lidhen me median janë shumë të favorizuara. Në çift gjithçka shkon për mrekulli.

Peshqit

Do jetë një ditë e mërzitshme! Do shkoni rreth të njëjtave gjëra, do insistoni në një projekt që absolutisht duhet të përsoset dhe do të fiksoni të dashurin tuaj me kërkesat dhe imponimet e zakonshme! Përkushtojuni më shumë vetes dhe mirëqenies suaj. Do të gjeni një objekt të humbur.

Tags: Horospoki

të fundit

Laporte konfirmon interesimin e Barcelonës dhe lë të hapur mundësinë për të luajtur në “Camp Nou

Aymeric Laporte, qendërmbrojtësi 32-vjeçar i Athletic Bilbaos, ka konfirmuar se Barcelona kishte shfaqur interesim për transferimin e tij gjatë afatit…

4 minutes ago

Berisha nga Kukësi fton forcat politike të bashkëpunojnë për largimin e Ramës: Secila të ruajë identitetin e saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar nga Kukësi se opozita është e gatshme të bashkëpunojë me çdo forcë…

27 minutes ago

Ish-truproja e Hamasit shpallet fajtor në Britani, kërkohet në Gjermani për një komplot të dyshuar

Një 40-vjeçar, i identifikuar si ish-truproje i Hamasit dhe djali i një zyrtari të lartë të kësaj organizate, është shpallur…

28 minutes ago

Real Madridi siguron përforcimin e parë për sezonin 2027/28

Real Madridi ka siguruar transferimin e Latif Issman, mesfushorit 20-vjeçar të UD Logrones, i cili do t’i bashkohet ekipit të…

28 minutes ago

Energy debate in parliament: Haxhiu warns of bills up to 20 percent higher

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke…

35 minutes ago

Ymeri and Rizvanolli clash in parliament over the energy sector

Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër…

35 minutes ago