sport

Redon Xhixha fiton gjyqin në FIFA për vonesa rrogash, ja sa do të paguhet

Sulmuesi shqiptar Redon Xhixha, ka fituar përballjen ligjore me klubin algjerian CR Belouizdad, pasi Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në FIFA (DRC) ka vendosur në favor të futbollistit, duke pranuar se ai kishte të drejtë të ndërpriste kontratën për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare nga ana e klubit.

Çështja lidhej me kontratën dyvjeçare që Xhixha firmosi me Belouizdadin në korrik të vitit 2025.

Të lidhura

None found

Sipas marrëveshjes, sulmuesi duhej të përfitonte një pagë vjetore neto prej 312 mijë eurosh, si dhe një bonus firme prej 62.400 eurosh.

Megjithatë, sipas pretendimeve të lojtarit, klubi nuk i shlyeu pagat mujore të periudhës korrik-nëntor 2025, duke e detyruar atë të dërgonte disa njoftime zyrtare për pagesat e prapambetura.

Në vendimin e saj, FIFA thekson se Xhixha respektoi të gjitha procedurat e parashikuara nga rregulloret, duke i dhënë klubit afatin e nevojshëm për të korrigjuar shkeljen. Pasi pagesat nuk u kryen, ai vendosi të zgjidhte kontratën më 23 dhjetor 2025.

Mbrojtja – Belouizdad u mbrojt me argumentin se lojtari nuk kishte marrë ende lejen e punës në Algjeri dhe për këtë arsye nuk mund të përfitonte pagat e pretenduara.

Megjithatë, FIFA e hodhi poshtë këtë pretendim, duke sqaruar se mungesa e lejes së punës nuk e çliron klubin nga detyrimet kontraktuale ndaj futbollistit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, DRC arriti në përfundimin se në momentin e ndërprerjes së kontratës, Xhixha kishte pesë paga e gjysmë të papaguara. Për këtë arsye, organi i FIFA-s urdhëroi klubin algjerian të shlyejë 118.761,29 euro si detyrime të prapambetura, së bashku me interesat përkatëse.

Për më tepër, FIFA vlerësoi edhe dëmin ekonomik të shkaktuar nga prishja e parakohshme e kontratës. Duke llogaritur vlerën e mbetur të marrëveshjes dhe duke zbritur të ardhurat që lojtari siguroi më pas te Tirana, DRC vendosi që Belouizdad t’i paguajë sulmuesit shqiptar edhe 436.800 euro si kompensim për prishjen e kontratës. Kjo shumë do të shoqërohet me interes prej 5% në vit, duke filluar nga 24 dhjetori 2025 deri në shlyerjen e plotë të saj.

Në total, klubi algjerian detyrohet t’i paguajë Xhixhës më shumë se 555 mijë euro, pa përfshirë interesat e akumuluara.

Vendimi përbën një fitore të rëndësishme për sulmuesin shqiptar, i cili arriti të bindë FIFA-n se ndërprerja e kontratës ishte plotësisht e justifikuar.

Ndërkohë, FIFA ka paralajmëruar se nëse Belouizdad nuk kryen pagesën brenda 45 ditëve nga njoftimi i vendimit, klubi do të ndëshkohet me bllokim të merkatos, duke mos pasur të drejtë të regjistrojë lojtarë të rinj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për deri në tre periudha të plota transferimesh.

Vendimi i FIFA-s konfirmon kështu të drejtën e Redon Xhixhës në këtë konflikt kontraktual dhe mbyll një nga çështjet më të rëndësishme ligjore që ka përfshirë së fundmi një futbollist shqiptar.

të fundit

Medon Berisha i thotë lamtumirë makthit të dëmtimit, debuton këtë sezon me Leccen pas 9 muajsh

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha, është rikthyer në fushën e blertë pas një mungese të gjatë prej nëntë…

2 minutes ago

Hoti: We did not support LDK’s entry into the government, but sought an agreement on the president

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ai dhe disa anëtarë të tjerë të partisë kanë qenë…

3 minutes ago

The absence of a lustration law threatens Kosovo’s national security

Nga rasti `Sheholli` te shtatë të arrestuarit për spiunazh në favor të Shërbimit Sekret Serb, shpërfaqet një valë e goditjes…

4 minutes ago

Toshkovski: The perpetrators of the murder in Çair have been identified, one of them is in prison

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një paraqitje në Kanal 5, theksoi se po punohet intensivisht për zbardhjen…

5 minutes ago

Ahmetaj: The deformation of vetting began with Balluku’s sister; I trust the US, the Supreme Court and the Constitutional Court to restore order in the justice…

Nga arratia, flet sërish ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Ky i fundit edhe në këtë dalje për mediat, në një intervistë me…

7 minutes ago

Robots take to the streets in Poland, calling for rules on artificial intelligence and job protection

Si aktivistë të sprovuar, që mbanin flamuj dhe brohorisnin slogane, rreth tridhjetë robotë protestuan sot para Ministrisë Polake të Politikave…

8 minutes ago