Kristjan Asllani ka qenë protagonisti absolut i fitores së Interit me shifrat 2-1 ndaj Xhenoas, ku ai gjeti edhe golin e tij të parë në Serinë A me fanellën e kësaj skuadre.
Për mesfushorin, kjo ishte një ndeshje shumë e veçantë për këtë gol, por edhe për faktin se ka vendosur një rekord për këtë sezon në Serinë A.
Sipas të dhënave të “SOFASCORE”, Asllani ka çuar në destinacion të gjitha pasimet që ka tentuar në ndeshjen e të hënës në darkë, 77 nga 77.
Një saktësi e jashtëzakonshme për futbollistin shqiptar, në një nga kampionatet më të vështira në botë ku një gjë e tillë nuk ndodh shpesh me këto shifra.
Rezulton se Asllani ka vendosur rekordin e këtij sezoni në Serinë A, pasi askush nuk ka bërë më shumë pasime me saktësi 100% sa mesfushori shqiptar.
I fundit që kishte arritur një shifër të lartë pasimesh ishe Lobotka i Napolit, i ndalur 60/60 në një ndeshje në janarin e këtij viti.
Asllani me 77, ka vendosur tashmë rekordin e ri të saktësisë në këtë edicion që vështirë se mund të thyhet.
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish.…
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u takua me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në fokus…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut…
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A.…
Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash…
Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…