Real Madridi ka arritur fitojë në “Santiago Bernabeu” përballë Leipzig edhe pse jo pa vështirësi.
“Galaktikët” arritën të zhbllokonin rezultatin vetëm në minutën e 80 me mesfushorin Valverde, ndërsa golin e sigurisë do ta shënonte në shtesë Asensio, i cili erdhi nga stoli.
None found
Pas kësaj fitoreje Reali konfirmohet në krye, ndërsa Leipzig në vendin e fundit.
Chelsea nuk arriti të shkojë më shumë se barazimi ndaj Salzburg në “Stamford Bridge” duke vënë në diskutim realisht kualifikimin.
“Blutë” arritën të kalonin të parët në avantazh me Sterling në minutën 48, por miqtë me anë një aksioni model barazuan në minutën e 75 me Okafor.
Nga minuta e 66 në lojë ishte edhe Armando Broja, që bëri një paraqitje të mirë, madje në fundi iu afrua edhe golit, por goditja e tij përfundoi mbi kuadrat.
Vendi i parë në Grupin e E mbahet nga Milani me 4 pikët, më pas vjen Dinamo Zagreb me 3, Salzburg 2 dhe Chelsea 1 pikë.
Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin Potter në stolin e Chelsea.
Napoli luajti sot ndeshjen e cila ishte përcaktuar për t’u luajtur ditën e djeshme, por që u shty për shkak të vdekjes së mbretëreshës.
Skuadra e Spalletit konfirmohet edhe njëherë skuadra “lider” italiane në Champions.
Ndeshjet e sotme në transfertë ka arritur ta fitojë me rezultatin bindës 0-3, me golat e Politano (68), Raspadori (85) dhe Ndombele (90+1)./albeu.com
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…