Categories: sport

Reali i vë “syrin” dështimit të Milanit, gati shkëmbimi me Luka Jovic

Merkato e verës nuk pritet të ketë lëvizje të mëdha, por mund të ketë shkëmbime lojtarësh të rëndësishëm mes klubeve të ndryshme në Europë. Një nga klubet që ka financat të kufizuara për shkak të krizës financiare është edhe Real Madrid, i cili po planifikon që të bëjë një shkëmbim që i nevojitet për të përforcuar repartin e avancuar.

Emri që madrilenët kanë piketuar është ai i Andre Silva. Portugezi, një dështim spektakolar në radhët e Milanit,është ringjallur te Eintraht Frankfurt me rezultate mbresëlënëse. Në edicionin aktual, sulmuesi ka regjistruar 26 gola dhe 9 asiste në 31 ndeshje të luajtura, duke u bërë një nga emrat kryesorë të këtij edicioni të mirë të skuadrës që synon kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Tani futbollisti mendon se nuk do të gabojë hapin e radhës në një klub të madh dhe duket se për të ka shumë interes, pasi edhe Altetico Madrid, Borussia Dortmund dhe Manchester United interesohen për të.

Por sipas “Bild”, Real Madrid ka një kartë më shumë për të luajtur në krahasim me të tjerët. Klubi spanjoll është gati të bëjë një shkëmbim me Eintrahtin, duke kthyer aty përfundimisht Luka Joviç, i cili nuk ka lënë asnjë shenjë në periudhën e tij te spanjollët pavarësisht pritshmërisë së madhe. Shkëmbimi mes dy lojtarëve do të bëhej duke i shtuar edhe 20 milonë euro të tjera llogarisë të Eintraht Frankfurt.

të fundit

Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…

6 hours ago

Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…

6 hours ago

E mbani mend? Kthehet për herë të dytë në Big Brother! Kush është banorja më e re

Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…

6 hours ago

Protestat e opozitës, Daily Mail: Imuniteti i Ballukut mban të varur të ardhmen e Shqipërisë

Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…

7 hours ago

Një i verbër pjesë e “BBVA5”, të gjithë në lot, Brikena: Do kujdesem si të jetë vëllai ose babai im

Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…

7 hours ago

Festat “boshatisin” Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…

7 hours ago