Categories: sport

Real Madridit mund t’i spostohet ndeshja e parë në La Liga për shkak të kalendarit të Kupës së Botës 2026

Ndryshimet që La Liga po përgatit për kalendarin e sezonit të ardhshëm, si pasojë e Kupës së Botës 2026, pritet të prekin fillimisht Real Madridin.

Të lidhura

None found

“AS” raporton se sfida e parë e kampionatit kundër Real Sociedadit mund të mos luhet në datën e parashikuar, pasi tashmë është e sigurt se skuadra madrilene do të ketë të paktën një lojtar në gjysmëfinalet e Botërorit.

Kjo situatë lidhet me faktin se Franca dhe Maroku do të ndeshen në çerekfinale, duke garantuar kështu që një futbollist i Real Madridit do të jetë pjesë e katër përfaqësueseve më të mira të turneut.

Te Maroku do të luajë Brahim Diaz, ndërsa Franca ka në përbërje Kylian Mbappe, Aurelien Tchouameni dhe afrimin e ri, Ibrahima Konate.

Starti i edicionit të ri të La Ligas është caktuar për fundjavën e 14-16 gushtit, por skuadrave që kanë futbollistë të përfshirë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës do t’u lejohet të shtyjnë ndeshjen e tyre të parë në kampionat.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka bërë të ditur se lojtarët e përfshirë do të kenë në dispozicion periudhën e detyrueshme prej gjashtë javësh për rikuperim, në përputhje me marrëveshjen me Shoqatën e Futbollistëve Spanjollë (AFE). Kjo periudhë përfshin tre javë pushim dhe tre javë përgatitje parasezonale.

Për shkak të kësaj, La Liga synon që java e parë e kampionatit të ndahet, ku një pjesë e ndeshjeve do të luhen sipas planit fillestar, ndërsa të tjerat do të zhvendosen për në mesjavë, më vonë gjatë muajit gusht.

Raportimet tregojnë se takimet e shtyra pritet të zhvillohen mes javës së dytë dhe javës së tretë të sezonit të ri.

Real Madridi shihet si skuadra e parë që do të ndikohet nga kjo masë, edhe pse edhe përballje të tjera mund të pësojnë ndryshim datash, në varësi të numrit të futbollistëve që do të vazhdojnë garën në Kupën e Botës.

Mes ndeshjeve që mund të spostohen përmenden edhe Barcelona – Athletic Club, Atletico Madrid – Malaga dhe Celta Vigo – Osasuna.

Shoqata e Futbollistëve Spanjollë kishte kërkuar që i gjithë kampionati të niste një javë më vonë, me qëllim që të gjitha ekipet të hynin në sezon në të njëjtën kohë, por La Liga ka zgjedhur të ndajë vetëm javën e parë të garës.

Kalendari i rishikuar zyrtarisht pritet të bëhet publik sapo të konfirmohen përfundimisht katër gjysmëfinalistet e Kupës së Botës 2026./

të fundit

Strike warning: Greek customs officers to halt work Monday morning at three border points

Të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare. Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se, sipas…

2 minutes ago

Musk warns of the end of money by 2036, Artificial Intelligence and robots will reshape everything

Elon Musk ka deklaruar se paratë mund të humbasin rëndësinë e tyre brenda dekadës së ardhshme, pasi inteligjenca artificiale dhe…

3 minutes ago

Testimony of the victims’ relative in Roskovec: Over 40 days of constant threats, justice failed

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në…

3 minutes ago

Suspect Arrested for Murder of Journalist Esposito, Victim’s Belongings Found in Hiding Place

Hetimi për vrasjen e gazetarit të pavarur italian Luigi Esposito, i njohur nga të gjithë si “Luca”, ka shënuar një…

4 minutes ago

56th Day of Protest: Citizens Accuse Rama – He Is the Evil of the Country, We Are Eagles, the Crows Are in Government

Në protestën e 56 kundër kryeministrit shqiptarët nuk i kanë kursyer akuzat dhe kritikat ndaj. Një protestues u shpreh se…

4 minutes ago

Pakistan aims to mediate the resumption of US-Iran dialogue; Trump signals talks continue

Me përshkallëzimin e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit javët e fundit, ka pasur raportime për një përpjekje të…

5 minutes ago