Categories: sport

Real Madridi shqyrton tri opsione nëse dështon pista Enzo Fernandez

Real Madridi ka shtuar ritmin e punës për afatin kalimtar të verës, ndërsa te “Los Blancos” po përgatiten për një merkato që pritet të jetë e gjatë, e shtrenjtë dhe me disa objektiva, sidomos në mesfushë.

Të lidhura

None found

Prioriteti kryesor për këtë repart mbetet Enzo Fernandez, por shifra prej rreth 140 milionë eurosh që kërkon Chelsea ka bërë që klubi madrilen të shohë edhe mundësi të tjera.

Gazetari Miguel Serrano raporton se, në rast se bisedimet për Enzo Fernandez nuk ecin përpara, Real Madridi ka veçuar tre emra si alternativa kryesore: Kees Smit, Alexis Mac Allister dhe Adam Wharton. Secili prej tyre ka karakteristika të ndryshme, por shihet si lojtar që mund të ngrejë nivelin e mesfushës.

Kees Smit konsiderohet kryesisht si një zgjedhje me perspektivë afatgjatë. Futbollisti 20-vjeçar i Alkmaar ka kontratë deri në vitin 2028 dhe vlerësohet si një nga talentet më premtues të futbollit evropian.

Çmimi i tij aktual në treg përllogaritet rreth 25 milionë euro, por interesimi i madh nga klube të tjera mund ta rrisë ndjeshëm koston e një transferimi të mundshëm.

Në anën tjetër, Adam Wharton shihet si një opsion i mesëm mes investimit për të ardhmen dhe përforcimit të menjëhershëm. Mesfushori anglez 22-vjeçar i Crystal Palace ka marrëveshje me klubin deri në vitin 2029 dhe vlerësohet rreth 70 milionë euro.

Wharton spikat për përdorimin e këmbës së majtë, mënyrën si e lexon lojën dhe aftësinë për të marrë topin mes linjave. Ai ka gjithashtu hapësirë të madhe për t’u zhvilluar, ndonëse ende nuk ka përvojën që zotërojnë disa prej kandidatëve të tjerë.

Mes emrave të përmendur, Alexis Mac Allister shihet si alternativa më e përgatitur nëse Real Madridi nuk arrin të mbyllë transferimin e madh të Enzo Fernandez.

Mesfushori argjentinas 27-vjeçar i Liverpoolit ka eksperiencë në nivelet më të larta, gëzon vlerësim ndërkombëtar dhe mund të aktivizohet si mesfushor ofensiv, por edhe në pozicione më të tërhequra, duke i dhënë trajnerit të Real Madridit më shumë fleksibilitet në mesfushë.

të fundit

Eurodeputetja holandeze i drejtohet Marta Kos: Dhuna ndaj protestuesve dhe gazetarëve duhet vlerësuar me kritikë, shqiptarët kërkojnë që Bashkimi Europian të jetë më i ashpër

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve në Shqipëri, duke theksuar se Bashkimi Evropian…

4 minutes ago

Prokuroria Speciale merr dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Gjatë konferencës së mbajtur sot nga Prokuroria Speciale për rastin kundër trafikimit të narkotikëve, pyetur nga mediat për kompetencat e…

9 minutes ago

Milano, 51-vjeçari denoncon 20 muaj dhunë nga bashkëshortja; rreth 30 mijë video mund të zbardhin ngjarjen

Një histori tronditëse dhune në familje po hetohet nga Prokuroria e Milanos, ku një menaxher 51-vjeçar pretendon se është rrahur,…

16 minutes ago

Tre gjigantët spanjollë ndjekin Fernandezin, City kërkon 120 milionë euro

Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi po e monitorojnë situatën e mesfushorit argjentinas, i cili mund të jetë një nga…

16 minutes ago

Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut: korrupsioni mbetet i përhapur, ndërsa ndryshimet kushtetuese nuk kanë avancuar

"Maqedonia e Veriut nuk ka bërë asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit, i cili mbetet i përhapur dhe shkak serioz…

19 minutes ago

Terras: Ngërçi politik i la Kosovës një vit e gjysmë pa reforma dhe përparim

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar pikëpamjet e tij mbi situatën politike dhe diplomatike në Kosovë.…

19 minutes ago