Nëse negociatat për kontratën e re nuk përfundojnë me marrëveshje, Real Madridi është gati ta nxjerrë Vinicius Juniorin në shitje për 150 milionë euro. Një takim vendimtar mes palëve parashikohet të mbahet gjatë kësaj jave.
None found
“ESPN” raporton se drejtuesit madrilenë e kanë përmirësuar së fundmi propozimin financiar për brazilianin, duke i ofruar rreth 22 milionë euro për sezon. Kjo pritet të jetë oferta e fundit e klubit, pa hapësirë për një rritje tjetër.
Vinicius, marrëveshja aktuale e të cilit përfundon në qershor të vitit 2027, pretendon ndërkohë një pagë prej afërsisht 30 milionë eurosh në sezon. Diferenca mes kërkesës së futbollistit dhe shumës së propozuar nga Real Madridi mbetet e konsiderueshme.
Gjatë kësaj jave, përfaqësuesit e lojtarit pritet të ulen në një takim kyç me drejtuesit e klubit. Negociatat në emër të Real Madridit do të drejtohen nga shefi i skautimit, Juni Calafat.
Synimi i të dyja palëve vazhdon të jetë arritja e një ujdie. Megjithatë, nëse bisedimet dështojnë përfundimisht, klubi madrilen është i gatshëm të shqyrtojë oferta, në mënyrë që një vit më vonë të mos rrezikojë ta humbasë lojtarin si futbollist të lirë.
I njëjti raport bën të ditur se Real Madridi do të kërkojë rreth 150 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit, pavarësisht se ai do të jetë në vitin e fundit të kontratës.
Emri i Viniciusit vijon të përmendet në lidhje me një transferim të mundshëm tek Arsenali, por deri në këtë moment nuk është dorëzuar asnjë ofertë zyrtare.
Zërat janë shtuar gjithashtu pas një postimi enigmatik të presidentit të Roc Nation Sports, Michael Yormark, gjatë udhëtimit të tij në Londër. Sidoqoftë, nuk ekziston asnjë konfirmim se kjo vizitë ka lidhje me të ardhmen e sulmuesit brazilian.
Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…
Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…