Categories: sport

Manchester City gati 150 milionë euro për ta marrë Vinicius Junior nga Real Madridi

Manchester City po planifikon një prej lëvizjeve më të bujshme të merkatos së verës, me objektiv sulmuesin brazilian të Real Madridit, Vinicius Jr.

Të lidhura

None found

Raportimet bëjnë të ditur se klubi anglez është i përgatitur të ofrojë 150 milionë euro për 25-vjeçarin, duke parë si mundësi situatën ende të pazgjidhur të kontratës së tij me madrilenët.

Aktualisht, Vinicius është i lidhur me Real Madridin deri në verën e vitit 2027, por rinovimi i marrëveshjes ende nuk është mbyllur.

Kjo nënkupton se ai pritet të hyjë në dy sezonet e fundit të kontratës pa një marrëveshje të re, çka rrit pikëpyetjet për të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”.

Florentino Perez synon ta sigurojë sa më shpejt qëndrimin e brazilianit, megjithatë thuhet se bisedimet janë bllokuar për shkak të pretendimeve financiare të lojtarit.

Për të nënshkruar kontratën e re, Vinicius kërkon një pagë neto rreth 30 milionë euro në sezon, shumë që drejtuesit e Real Madridit nuk janë të gatshëm ta miratojnë.

Pas dy edicionesh rresht pa arritur të fitojë titullin e Ligës Premier, Manchester City mendon se skuadra ka nevojë për një tjetër emër të madh botëror për të rikthyer epërsinë në Angli dhe në Evropë.

Enzo Maresca, i cili mori drejtimin e ekipit pas largimit të Pep Guardiolës, e sheh Viniciusin si përforcimin e duhur për repartin ofensiv.

Sipas projektit të tij, braziliani do të krijonte një treshe mbresëlënëse me talentin francez Rayan Cherki dhe goleadorin norvegjez Erling Haaland, duke ndërtuar një nga repartet sulmuese më të frikshme në futbollin evropian.

Një element tjetër që mund të peshojë në vendimin e lojtarit është edhe ardhja e Kylian Mbappes te Real Madridi.

Pas transferimit të francezit, Vinicius nuk shihet më si figura qendrore e projektit sportiv të klubit, ndërsa raportet tregojnë se ai nuk është plotësisht i kënaqur me rolin e tij të ri në skuadër.

Te Manchester City, braziliani do të kishte mundësinë të rikthehej si lideri absolut i projektit, me lojën sulmuese të ndërtuar mbi shpejtësinë, driblimet dhe cilësitë e tij krijuese.

Gjatë sezonit të kaluar, Vinicius pati edhe një tjetër edicion shumë të mirë me fanellën e Real Madridit, ku regjistroi 22 gola në të gjitha garat, 14 asistime dhe 53 ndeshje të zhvilluara.

Këto shifra e përforcojnë statusin e brazilianit si një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe si një objektiv ideal për çdo klub të elitës.

Tani mbetet për t’u parë nëse Manchester City do ta bëjë konkrete ofertën prej 150 milionë eurosh dhe nëse Real Madridi do të pranojë të negociojë largimin e njërit prej yjeve të tij më të mëdhenj.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago