Riccardo Calafiori është rikthyer në planet e Real Madridit, teksa klubi spanjoll vazhdon të kërkojë alternativa për të forcuar repartin defensiv.
Madrilenët e kishin ndjekur mbrojtësin italian edhe gjatë afatit kalimtar të verës. Tani, në prag të periudhave të ardhshme të transferimeve, interesi i tyre për të është shtuar sërish.
None found
Calafiori, 24 vjeç, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2029. Ai mund të luajë si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krahun e majtë, ndërsa është stabilizuar te skuadra londineze.
Paraqitjet e tij në futbollin anglez kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Real Madridit, të cilët po shqyrtojnë mënyrat për të përforcuar mbrojtjen.
Nevoja për alternativa të nivelit të lartë është rritur edhe për shkak të problemeve fizike të disa lojtarëve, mes tyre rikuperimi i Eder Militaos dhe shqetësimet e vazhdueshme të Raul Asencios.
Megjithatë, transferimi i reprezentuesit italian paraqitet i vështirë. Sipas CaughtOffside, Arsenali do të ishte i gatshëm të shqyrtonte negociatat vetëm nëse oferta për Calafiorin do të tejkalonte 100 milionë euro.
Etrit Berisha ka folur pas ndeshjes së fituar së Kombëtares me rezultatin 2-0 ndaj Finlandës. Portieri i Kombëtares ishte i…
Kombëtarja e Izraelit tashmë gjendet në Kosovë, aty ku nesër do të luajë ndaj Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil…
Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon ka konfirmuar se Roy Revivo dhe Manor Solomon po i nënshtrohen testeve mjekësore, ndërsa…
Pio Esposito edhe një herë e vodhi vëmendjen me ekipit kombëtar të Italisë. I lindur në vitin 2005, ai shënoi…
Maratona e Tiranës zhvillon këtë vit edicionin e saj të dhjetë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet…
Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, brenda një jave janë regjistruar 116 raste,…