Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i ka thënë gazetarëve në konferencën për shtyp se Jude Bellingham po mëson të qëndrojë i qetë kur bie fjala tek nervozizmi në fushë gjatë ndeshjes.
20-vjeçari ishte përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Valencias pak kohë më parë për shkak të ankesave të tij drejt gjyqtarit, duke bërë kështu që ai të humbasë dy takimet ndaj Osasunës dhe Celta Vigos.
None found
Gjatë fitores që Real Madridi e arriti mbrëmë (e shtunë) ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-0, anglezi u pa sërish tejet i nervozuar pasi u faullua nga lojtari kundërshtar.
Duke u ngritur sërish në këmbë, ai e bëri të qartë se çfarë mendoi në atë moment duke bërë një gjest me kokën e tij, ndonëse pak kush mund ta ketë kuptuar.
Pas ndeshjes, Ancelotti u pyet për këtë çështje, ku edhe tregoi simpatinë që ka për Bellinghamin.
“Nuk e di se çfarë ndodhi ndaj Valencias, por Bellingham e ka mësuar shumë qartë se çfarë duhet të bëjë, dhe kjo është të mbajë gojën mbyllur me gjyqtarët”, ka thënë Ancelotti.
Bellingham gjithashtu u suspendua gjatë këtij sezoni për shkak të akumulimit të pesë kartonëve të verdhë./Telegrafi/
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…