Dy takimet e Ligës së Kampionëve që po luhen të mërkurën në mbrëmje kanë shkuar në pushim me rezultate të barabarta. Real Madridi nuk ka arritur të shkëputet ndaj AEK Athens, ndërsa Fenerbahce dhe Liverpooli e kanë mbyllur pjesën e parë 1-1.
Në duelin me Fenerbahcen, Liverpooli u shfaq dukshëm më mirë dhe pati dy mundësi të mira me Victor Munoz e Dominik Szoboszlai, por asnjëra nuk u kthye në gol.
None found
Epërsinë për “Reds” e siguroi Trey Nyoni në minutën e 25-të, duke përmbyllur me një goditje të bukur një aksion të ndërtuar mirë.
Përgjigjja e Fenerit erdhi katër minuta më pas. Në minutën e 29-të, goditja e lirë e Mason Greenwood u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën.
Në takimin tjetër, skuadra turke kaloi shpejt në avantazh përmes Aboubakary Koita, i cili realizoi një gol spektakolar nga largësia në minutën e 12-të.
Më pas, Jude Bellingham e dërgoi topin në rrjetë për Real Madridin, por finalizimi i anglezit fillimisht nuk u quajt i vlefshëm për shkak të pozicionit jashtë loje.
Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 32-të, ylli anglez shënoi me thembër dhe vendosi barazimin.
Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…
Kryetari i "Transparency International" Maqedoni, Blagoja Pandovski pas publikimit të Raportit të KE-së për vendin theksoi mangësitë në sundimin e…
Policia ka hapur një hetim ndaj një punonjësi të Universitetit Goce Dellçev në Shtip për dyshime për korrigjime të paautorizuara…
Ekspertët nga Ministria e Mbrojtjes vendosën që të pezullojnë operacionin e kërkimin e personit që është raportuar i zhdukur. Shkak…