Categories: sport

Real Madridi nis spastrimin e skuadrës, Camavinga ose Tchouameni mund të sakrifikohen

Te Real Madridi po zhvillohet një merkato shumë intensive dhe të gjitha sinjalet tregojnë se gjatë verës priten më tepër ndryshime nga sa ishte menduar fillimisht, sidomos në mesfushë. Dalja e Dani Ceballos, e cila sipas raportimeve është pranë mbylljes, mund të jetë vetëm lëvizja e parë në një plan më të gjerë të klubit madrilen.

Drejtuesit e Real Madridit e dinë se, pas afrimeve të Marc Cucurella, Denzel Dumfries, Bernardo Silva dhe Ibrahima Konate, do të duhen edhe largime me peshë për të ruajtur ekuilibrin e skuadrës, si për numrin e lojtarëve, ashtu edhe për ngarkesën në paga.

Të lidhura

None found

Klubi madrilen ka investuar ndjeshëm në dy afatet e fundit të transferimeve. Vetëm gjatë verës së kaluar, ai shpenzoi afro 200 milionë euro për Dean Huijsen, Alvaro Carreras, Franco Mastantuono dhe Trent Alexander-Arnold.

Kërkesa e trajnerit Jose Mourinho ndaj drejtuesve është e drejtpërdrejtë: ai dëshiron një mesfushor të nivelit të lartë, që të përshkojë shumë terren, të kontribuojë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe të ndërtojë lojën me vizion. Në krye të listës së objektivave janë Enzo Fernandez i Chelseat dhe Mateus Fernandes i West Hamit.

Sipas gazetarit Jose Felix Diaz, lojtari që ndodhet sot në pozitën më të ndjeshme është Eduardo Camavinga. Francezi ka humbur dalëngadalë peshën e tij në ekip dhe në sezonin e fundit aktivizimi i tij arriti vetëm rreth 43 për qind të minutave të mundshme, një tregues i ulët për një futbollist që shihej si pjesë thelbësore e projektit.

Në qarkullim është edhe emri i Aurelien Tchouamenit, ndonëse situata e tij paraqitet ndryshe. Ish-mesfushori i Monacos pati një nga sezonet më të mira në planin individual, edhe pse skuadra nuk arriti të fitonte asnjë trofe.

Tchouameni vijon të jetë shumë i vlerësuar në tregun evropian dhe një transferim i tij mund t’i siguronte Real Madridit të ardhura të mëdha. Klubi pagoi 80 milionë euro për ta marrë në vitin 2022 dhe, njësoj si me Camavingan, një ofertë e përshtatshme për të do të hapte rrugën për afrimin e mesfushorit që kërkon Mourinho.

Mbetet ende e paqartë nëse përplasja e fundit mes Tchouamenit dhe Fede Valverdes do të ndikojë te vendimmarrja e klubit. Gjithsesi, sipas burimeve pranë Real Madridit, kjo çështje konsiderohet e mbyllur dhe e zgjidhur brenda grupit.

të fundit

Powerful fire at candy factory in Indonesia leaves 3 dead and 36 missing

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të madh që…

4 minutes ago

BIRN: Durrës forgets the earthquake, uncontrolled interventions in apartment buildings bring back the risk, local authorities have not implemented decisions to…

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe…

4 minutes ago

Sonila Meço: Përtej dhimbjes për Krasniqin, duhen nxjerrë përgjegjësit e Gjykatës Speciale

Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka reaguar pas pamjeve të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili nuk u…

4 minutes ago

Dense fog engulfs Burrel-Skuraj road, making traffic difficult

Ditën e sotme, mjegulla e dendur ka pushtuar aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke rritur rrezikun…

5 minutes ago

B-2 pilots’ testimonies from the secret American operation against Iran: “My God, it’s Tehran!

Detaje të reja nga operacioni ushtarak amerikan “Midnight Hammer”, i ndërmarrë në qershor të vitit 2025 kundër objekteve bërthamore të…

5 minutes ago

Sabah Kerjota shkëlqen me Hearts, notë maksimale dhe vend në formacionin e javës në Skoci

Sabah Kerjota Sabah Kerjota ishte absolutisht më i miri në fushë përballë Dundee [...]Read More...

6 minutes ago