Categories: sport

Real Madridi mban në radar Yan Diomanden, ndërsa Liverpooli hasi në refuzim pas ofertës 100 milionë euro

Yan Diomande, talenti nga Bregu i Fildishtë, vijon të jetë në qendër të vëmendjes së Real Madridit, pasi është kthyer në një prej surprizave më të mëdha të Kupës së Botës 2026.

“OK Diario” raporton se klubi madrilen po e monitoron nga afër sulmuesin 19-vjeçar, i cili ka rënë në sy falë paraqitjeve të tij me përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë.

Të lidhura

None found

Aktualisht, Diomande është pjesë e RB Leipzigut, skuadër që e mori në verën e vitit 2025 nga Leganesi për 20 milionë euro. Rritja e tij ka qenë e jashtëzakonshme, deri në atë pikë sa klubi gjerman, sipas raportimeve, ka hedhur poshtë një ofertë prej 100 milionë eurosh të ardhur nga Liverpooli.

Në të njëjtin raport thuhet se Juni Calafat, drejtuesi i skautimit ndërkombëtar te Real Madridi, ndoqi nga afër ndeshjen e parë të Bregut të Fildishtë ndaj Ekuadorit, ku vëmendja e tij ishte përqendruar te disa futbollistë, përfshirë edhe Diomanden.

19-vjeçari ishte mes emrave më të dalluar në fushë dhe paraqitja e tij besohet se ka krijuar përshtypje shumë të mira te njerëzit e klubit spanjoll.

Diomande vlerësohet si një prej futbollistëve më premtues në skenën evropiane. Shpejtësia e lartë, mjeshtëria në driblime dhe potenciali i madh kanë bërë që ai të krahasohet me disa prej figurave më të njohura të futbollit në Evropë.

Deri tani nuk ekzistojnë bisedime konkrete mes Real Madridit dhe RB Leipzigut, megjithatë interesimi i gjigantit spanjoll vazhdon të jetë i pranishëm. Në të njëjtën kohë, edhe klube të tjera të mëdha evropiane po e ndjekin me kujdes situatën e sulmuesit, i cili po e shton vlerën e tij falë performancave në Botëror.

Nëse ruan këtë ritëm, Diomande pritet të bëhet një nga lojtarët më të lakmuar të merkatos në vitet që vijnë./

të fundit

Bërvenica voton sot në raundin e dytë për kryetar komune

Në Komunën e Bërvenicës, sot zhvillohet raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, ku përballë njëri-tjetrit janë Stojanço Radiçevski…

15 seconds ago

Ka një nivel fantastik” – Flick vlerëson Yamalin dhe i kërkon përmirësim në duelet një kundër një

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, beson se Lamine Yamal ende nuk e ka arritur nivelin e tij më të mirë,…

6 minutes ago

Lista Studentore premton dialog me Prishtinën, por brenda kornizës kushtetuese serbe

BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.…

15 minutes ago

Kurti paralajmëron miratimin e buxhetit 2027: investimet kapitale kapërcejnë 1 miliard euro

Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës…

16 minutes ago

Besimi te dashuria përplaset në Big Brother VIP Kosova, Anjeza, Zoja dhe Antoneta kundër Akilit

Tema e dashurisë ka nxitur diskutime mes banorëve të Big Brother VIP Kosova, ku ata kanë ndarë mendimet dhe përvojat…

16 minutes ago

Arlinda synon të bëhet vampiri më i mirë

Arlinda ka tërhequr vëmendjen me përgatitjet e saj për festën e Halloween-it, duke zgjedhur një paraqitje të veçantë që nuk…

16 minutes ago