sport

Real Madridi ka një datë në mendje për prezantimin e Mbappes

Të shtunën (25 maj), Kylian Mbappe luajti ndeshjen e tij të fundit si lojtar i Paris Saint-Germainit dhe aventurën e tij me ekipin francez e përmbylli duke fituar Kupën e Francës, pasi mposhtën në finale Lyonin me rezultat 2-1.

Mbappe tashmë ka njoftuar se ai do të largohet nga PSG-ja pas skadimit të kontratës, ani pse asnjë konfirmim zyrtar nuk është dhënë në lidhje me ekipin e tij të ardhshëm.

Të lidhura

None found

Kjo është bërë qëllimisht nga Real Madridi, pasi ata nuk duan që të krijojnë shpërqendrime brenda grupit të lojtarëve para finales së Ligës së Kampionëve që do të luhet të shtunën e ardhshme.

Mbappe momentalisht është një temë tabu brenda ‘Los Blancos’, por sipas Relevo, ideja është që ardhja e tij e shumëpritur të njoftohet zyrtarisht vetëm disa ditë pas finales së Wembleyt.

25-vjeçari mund të prezantohet nga Florentino Perez, para se ai t’i bashkohet Francës për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Sidoqoftë, pika finale është mjaft e komplikuar, pasi ai ende është nën kontratë me PSG-në deri më 30 qershor.

Për shkak të kësaj, me shumë mundësi tifozët e Real Madridit do të duhet të presin edhe pak kohë për të shijuar Mbappen, ani pse në fund me siguri që do t’ia vlejë. /Telegrafi/

të fundit

LD in Montenegro: Opposition to Andrija Mandić was determined before the formation of the majority

Lidhja Demokratike në Mal të Zi ka reaguar lidhur me iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të…

47 seconds ago

Kurti: Honoring Ratko Mladić shows Serbia has yet to confront its past

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko…

1 minute ago

Kamberi raises concern over pressure on Albanian police officers in Bujanovac and Preševo

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si presion dhe diskriminim ndaj…

2 minutes ago

UEFA ndëshkon Guendouzin pas tensioneve dhe përleshjeve në Lyon-Fenerbahçe

UEFA ka marrë masa ndaj mesfushorit të Fenerbahçes, Mattéo Guendouzi, pas incidenteve në përfundim të ndeshjes ndaj Lyonit në play-off-in…

2 minutes ago

Përshkallëzohet tensioni/ Trump: SHBA-ja mund të godasë së shpejti objektin bërthamor në Iran

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se forcat amerikane mund të ndërmarrin së shpejti një sulm ndaj një objekti…

4 minutes ago

More than 130 reports of dead birds received by the FVA in four days; West Nile virus confirmed

Më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhur kanë mbërritur në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë brenda vetëm katër…

4 minutes ago