sport

Real Madridi i gatshëm ta lërë të largohet, gjiganti europian interesohet për Arda Guler

Real Madridi po shqyrton mundësinë e huazimit të Arda Guler gjatë afatit kalimtar të verës, sipas një raportimi nga Diario Sport.

Reprezentuesi turk, i cili është përballur me një sezon të vështirë me Los Blancos që nga ardhja e tij nga Fenerbahce verën e kaluar, do të ketë dy opsione në tavolinë për sezonin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Që kur mbërriti në Real Madrid për 20 milionë euro të raportuara, Arda Guler ka luftuar për t’u vendosur në ekip për shkak të problemeve të fitnesit. Me vetëm katër paraqitje në sezonin aktual, duke grumbulluar gjithsej 89 minuta në fushë, 18-vjeçari është përballur me vështirësi në gjetjen e kohës së rregullt të lojës.

Raportimet e fundit kanë sugjeruar se disa klube, përfshirë Milanin, kanë treguar interesim për lojtarin premtues turk. Nisur nga kjo situatë, Real Madridi po shqyrton mundësinë e huazimit të Gulerit në mënyrë që ai të marrë kohë për lojë dhe të përmirësojë gjendjen e tij fizike në një ekip tjetër.

Real Madrid ka përdorur me sukses opsionin e huazimit në të kaluarën me lojtarë të tillë si Brahim Diaz dhe Federico Valverde, të cilët më vonë u kthyen në klub me zhvillim dhe përvojë të mëtejshme. Kjo strategji mund të zbatohet gjithashtu për Gulerin, i cili mund të përfitojë nga një lëvizje huazimi për të arritur potencialin e tij të plotë.

Prandaj, e ardhmja e Arda Guler mund të jetë larg nga Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm, qoftë në huazim apo edhe një shitje të mundshme, në varësi të mënyrës se si zhvillohen negociatat në tregun e transferimeve të verës.

Me talentin dhe potencialin e tij, reprezentuesi turk mund të gjejë një mundësi për të shkëlqyer në një klub tjetër, ndërsa ai vazhdon zhvillimin e tij si lojtar. /Telegrafi/

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago