Arda Guler është shndërruar në një problem te Real Madridi.
Gjiganti spanjoll punoi shumë për transferimin e tij në verën e vitit të kaluar, por tani raportohet për një prishje të raporteve mes lojtarit dhe klubit.
Sipas “Sport”, Guler dhe përfaqëesuesit e tij ndihen të mashtruar nga Real Madridi, pasi iu premtuan minuta në sezonin e tij të parë në “Santiago Bernabeu”, por minutat po i mungojnë atij, transmeton Gazeta Express.
Kësisoj, mesfushori i turk thuhet se po mendon seriozisht të ardhmen e tij larg Madridit.
Ai pati probleme me lëndime në fillim të sezonit, por edhe pas riaftësimit, Carlo Ancelotti nuk po llogarit në shërbimet e tij.
Real Madridi ia ka bërë të qartë se është më mirë që ai të kalojë një ose dy vjet në huazim për t’u rikthyer më i fortë, ashtu siç ndodhi me Brahim Diazin.
Megjithatë, 19-vjeçari thuhet se është i gatshëm që të dëgjojë ofertat dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit në formë transferimi të plotë.
Ish-mesfushori i Fenerbahçes dëshiron t’i bashkohet projektit të një klubi të nivelit të lartë në Evropë, aty ku mund të ndihet si protagonist.
Ndryshe, Arda Guler me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2029.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…