Gjatë merkatos së verës, Real Madridi është i hapur të vlerësojë mundësinë e largimit të Vinicius Junior, me kusht që Arsenali të vijë me një propozim financiar të jashtëzakonshëm.
None found
Burime nga Daily Mail tregojnë se negociatat për vazhdimin e marrëveshjes me sulmuesin brazilian kanë mbetur në vend, pa asnjë hap konkret përpara gjatë një viti të fundit.
Ylli brazilian, kontrata aktuale e të cilit po shkon drejt vitit të fundit, synon një rrogë të barabartë me atë që përfiton Kylian Mbappe, lojtari më i shtrenjtë i ekipit, si dhe një shpërblim të konsiderueshëm për besnikëri. Kjo situatë e vë klubin madrilen para rrezikut që ta humbasë atë pa pagesë në vitin 2027.
Jose Mourinho, trajneri aktual, megjithëse e çmon talentin e Viniciusit, nuk do të vërë veton ndaj një shitjeje eventuale.
Tekniku portugez sheh në këtë largim një zgjidhje për një çështje taktike që kishte vënë në vështirësi edhe paraardhësit e tij, Carlo Ancelottin dhe Xabi Alonson. Vinicius dhe Mbappe ndajnë të njëjtat zona të preferuara në repartin ofensiv dhe japin pak ndihmë në fazën e prapavijës.
Jashtë fushës së lojës, raportohet se ka pasur fërkime mes dy yjeve. Sipas informacioneve, Mbappe e shihte brazilianin si një faktor që ndikoi në shkarkimin e trajnerit Xabi Alonso.
Ngjarja që ndezi krizën ishte reagimi i ashpër i Viniciusit pas një zëvendësimi, çka rëndoi mbi autoritetin e trajnerit spanjoll. Pavarësisht përpjekjeve të Mbappes për ta mbështetur, duke luajtur në Superkupë edhe kur nuk ishte në formën më të mirë, Alonso u detyrua të largohej më pas.
Një tjetër moment tensioni u shënua pas takimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benficas. Vinicius pati akuza për ofendime raciste ndaj Gianluca Prestiannit, por Mourinho nuk mbajti anë pas ndeshjes, duke thënë se nuk mund të vërtetonte asnjë version. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e festimit të golit nga braziliani, që u prit keq nga rrethi i lojtarit, duke i lënë raportet në një gjendje të acartë.
Me bisedimet për kontratën në një rrugë pa krye, Real Madridi ndodhet para dy opsioneve. Mund të pranojë kushtet e Viniciusit, duke i ofruar 30 milionë euro në sezon bashkë me bonusin e besnikërisë prej 15 milionë eurosh, ose të mirëpresë një ofertë të kënaqshme nga Arsenali këtë verë për të shmangur humbjen e lojtarit pa asnjë përfitim.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…