Categories: sport

Rashica pritet të largohet nga Beshiktashi në janar

Milot Rashica pritet të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Beshiktashi gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas raportimeve të mediave turke.

Trajneri Vincenzo Italiano nuk e ka në planet e tij sulmuesin e krahut, ndaj klubi po përgatit largimin e tij.

Të lidhura

None found

Për t’ia lehtësuar transferimin në një skuadër tjetër, drejtuesit e Beshiktashit kanë vendosur të mos kërkojnë dëmshpërblim për kartonin e Rashicës.

Kontrata e futbollistit kosovar përfundon në qershor të vitit të ardhshëm. Nëse ai nuk pranon të largohet si lojtar i lirë, Beshiktashi mund t’ia ndërpresë marrëveshjen në janar.

Pas largimit të tij, klubi synon ta shfrytëzojë kuotën e lojtarit të huaj për një përforcim në mbrojtje.

Rashica, 30 vjeç, luan për Beshiktashin që prej vitit 2023. Këtë sezon ai ka realizuar 1 gol në 8 paraqitje në të gjitha garat.

të fundit

Pa vend të rregullt te Reali, Alexander-Arnold këshillohet të kalojë te gjiganti i Bundesligës

Trent Alexander-Arnold mund të largohet nga Real Madridi pas vetëm dy sezonesh, pasi nuk po arrin të sigurojë një vend…

2 minutes ago

Osmani kundërshton rrëzimin e vetos: LDK-ja nuk përkrah nisma që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta…

3 minutes ago

Kallëzimi ndaj Irena Gjokës, Berisha pyetet në SPAK: Për tre vite nuk më kishin marrë në pyetje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është pyetur lidhur me kallëzimin që…

10 minutes ago

41-year-old Albanian shot dead near European Parliament in Brussels

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel të Belgjikës, në një atentat që dyshohet se lidhet me…

11 minutes ago

Korça is aging and emptying out as emigration deepens the demographic crisis, with 756 fewer residents in just nine months

Qarku i Korçës po përballet me një krizë gjithnjë e më të thellë demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe largimi…

11 minutes ago

Video circulating online: French guard collapses in front of Macron during reception for Slovak counterpart, president’s unusual reaction

Një roje e gardës franceze u rrëzua me një shpatë në dorë ditën e djeshme para presidentit Emmanuel Macron, teksa…

11 minutes ago